Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…

2025/05/19 at 2:26 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…

“KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, por të kryejë një auditim të plotë të këtij procesi, me ekspertë të pavarur.” Ky ka qenë denoncimi që ka bërë Partia Demokratike për votat e diasporës.


Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso e cilësoi procesin si “masakër elektorale” dhe theksoi se ai është kompromentuar rëndë, veçanërisht në Greqi.

Në deklaratën e tij për mediat, Kaso përmendi një sërë shqetësimesh lidhur me procesin zgjedhor, përfshirë rastet e denoncuara nga shqiptarët, si zarfe bosh pa fletë votimi, shpërndarjen e zarfeve nga patronazhistë dhe gabime të tjera administrative, si dhe votat e ardhura në qarkun Durrës që përmbanin vota për Gjirokastrën.

Kaso theksoi se procesi është i papërgjegjshëm dhe po reflekton gjithashtu atë që ka ndodhur brenda vendit.

PD kërkoi që KQZ të kryejë një auditim të plotë të procesit zgjedhor, përfshirë regjistrimin e zgjedhësve, prodhimin e fletëve të votimit dhe administrimin e tyre, me ekspertë të pavarur që të analizojnë çdo hap dhe të japin një pasqyrë të plotë të procesit. Gjithashtu kërkoi që KQZ të mos shpallë asnjë rezultat për votat e diasporës derisa të dalin rezultatet nga auditi i pavarur.

Kaso theksoi se procesi i votimit ka dështuar dhe është korruptuar, duke humbur besueshmërinë e tij, dhe përfundoi duke akuzuar mazhorancën se ka ndikuar në dezintegrimin e procesit, i cili fillimisht kishte për qëllim t’u jepte të drejtën e votës shqiptarëve jashtë vendit.

Deklarata e sekretarit për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore në PD, Ivi Kaso:

Teksa po numërohen votat e fundit të diasporës, procesi jo vetëm që po bëhet gjithnjë e më shumë qesharak, por qartazi u ka dalë nga duart atyre që projektuan këtë masakër elektorale.

Dështimi katastrofik i këtij procesi ngado, po veçanërisht në Greqi, shpaloset përditë, me prova, para syve të qytetarëve.

– Pas rasteve të panumërta të denoncuara nga bashkëatdhetarët tanë, të zarfeve të mbërritur bosh pa fletë votimi, të zarfeve të shpërndarë nga patronazhistë, paradoksalisht këtej numërohen shumë më shume fletë votimi se sa zarfe të ardhura;

– Pas zarfeve të mbërritur për në qarkun Durrës që përmbanin vota për Gjirokastrën,

– Pasi KQZ ende sot nuk di të na thotë së sa fletë votimi ka vulosur për diasporën, … e sa e sa raste çudirash të tilla,

Ky proces është tashmë i kompromentuar rëndë dhe jo legjitim.

Për më tepër ai reflekton edhe atë që ka ndodhur Brenda vendit, nëpërmjet të njëjtit mekanizëm!

Ne sot i kërkojmë zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryerjen e një auditi të plotë, me ekspertë të pavarur, për të gjitha hapat e këtij procesi të korruptuar në palcë, duke filluar nga regjistrimi i zgjedhësve, nga prodhimi i fletës së votimit nga jashtë e të çdo hapi tjetër deri në administrimin e fletës së mbërritur dhe në daljen e rezultatit për çdo qark.

Gjithashtu i kërkojmë KQZ, mosnxjerrjen e asnjë rezultati dhe mosmiratimin përfundimtar të asnjë tabele për diasporën derisa auditi i pavarur të dorëzojë konkluzionet e tij mbi procesin dhe të bëjë transparencë të plotë mbi votën e shqiptarëve.

Ky proces tashmë ka rënë totalisht.

Ne nuk mund të shpëtojmë, për fat të keq, fytyrën e këtij procesi i cili, me këmbënguljen e Partisë Demokratike synonte t`u jepte të drejtën e munguar shqiptarëve jashtë Shqipërisë, por që u korruptua në palcë dhe u disintegruar përpara syve të gjithë shqiptarëve, në saj të vullnetit të mbrapshtë të kësaj mazhorance!



Ju sugjerojmë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
Kronikë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

24 Tetor, 2025 9:26 am
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Kronikë

Aksident me vdekje në Krujë

24 Tetor, 2025 9:25 am
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

24 Tetor, 2025 8:46 am
Kryesore

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025 8:01 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 24 tetor 2025

24 Tetor, 2025 7:59 am
“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?
-U tha në Opinion

“Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses?

23 Tetor, 2025 10:28 pm
Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat
-U tha në Opinion

Deputeti i PD: Pajisja që u mor për bllokimin e Tik-Tok, përgjoi sms dhe telefonatat

23 Tetor, 2025 10:07 pm
Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…
-U tha në Opinion

Hoxha: Ervis Martinajn e kanë vrarë dhe kufomën ia kanë zhdukur, u bë një aleancë…

23 Tetor, 2025 9:30 pm
Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO
Bota

Avioni ushtarak rus hyn në hapësirën ajrore të Lituanisë, ngrihen aeroplanët e NATO

23 Tetor, 2025 8:21 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin reagon pas sanksioneve të SHBA: Rusia nuk do t’i nënshtrohet presionit

23 Tetor, 2025 7:30 pm
Para
Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin

Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin

Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!

U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!
















TE FUNDIT

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë

Kapet në Tiranë shqiptari i akuzuar për kultivim kanabisi në Gjakovë
24 Tetor, 2025

Një 49-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tiranë, si pjesë e operacionit policor të koduar “Operacionalja 69”, pas një bashkëpunimi mes...

Lexo më shumë

Aksident me vdekje në Krujë

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
24 Tetor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Bubq të Krujës. Policia...

Lexo më shumë

Zelensky: Ukraina ka kapacitet për të goditur 3000 km thellë në territorin rus

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
24 Tetor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina ka aftësinë të kryejë sulme deri në 3000 kilometra thellësi brenda territorit...

Lexo më shumë

Si parashikohet moti këtë të premte

24 Tetor, 2025

Ditën e premte vendi parashikohet me vranësira të cilat gradualisht pas orëve të mesditës do të jenë prezente përgjatë relieveve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com