Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për shtyp nga selia blu, teksa ka folur sërish për rezultatin e zgjedhjeve.
Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se PD do të vijojë betejën për rikthimin e votës së lirë të qytetarëve.
“Teza e Partisë Demokratike është: vota vdiq pa hyrë në kuti. Me asgjë nuk mund të fshehin më farsën e turpshme, me asnjë Duman, me asnjë Troplin, s’mund të fshehin farsën e turpshme të 11 majit.
Ju e patë se si u shokua Asambleja Parlamentare e KiE kur mësoi për ndërhyrjet brutale të kriminelëve Xhabaftë, të ndërsyer nga ministri Gonxhja kundër një zonje që po bënte detyrën, kundër një deputeteje.
Iku koha kur Edi Rama me metoda nga më të ndryshmet shiste në Europë një realitet që në Shqipëri nuk ekzistonte. Kjo nuk ndodh më. Ata që kritikojnë opozitën se po turpëron Shqipërinë, ata janë turpi i turpit të njeriut, të Shqipërisë”, tha Berisha.