Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vota lënduese e qeverisë sonë në OKB 

2017/12/24 at 9:22 AM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Berisha dhe Qeveria e tij nuk e ndihmojnë dot më Edi Ramën

Preç Zogaj


Ngado që ta marrësh, vota e Shqipërisë në OKB kundër vendimit të Presidentit të SHBA, Doland Trump, për të spostuar në Jerusalem selinë e Ambasadës Amerikane në Izrael, pra, për të njohur de fakto Jerusalemin si kryeqytet të shtetit hebre, është e gabuar. Nuk them se me këtë votë Shqipëria ka devijuar orientimin e saj perëndimor dhe është rreshtuar strategjikisht kundër aleatit më të madh që kemi që janë SHBA. Edhe pse politikanë të veçantë të saj mund ta kenë në mendje një gjë të tillë. Vendet kryesore të BE-së, në përgjithësi, kanë votuar njëlloj si Shqipëria: pro rezolutës antiamerikane.

Më saktë, Shqipëria ka votuar si Gjermania, si Italia, si Franca, e tjerë. Qeveria jonë e përdor përfshirjen në grupin e këtyre vendeve sa për të mbrojtur votën e saj, aq edhe për ta relativizuar atë në sytë e miliona shqiptarëve që janë befasuar dhe nuk e miratojnë si të tillë.

Në çdo çështje politike apo gjeopolitike ka argumente pro dhe kundër; ka rreshtime pro dhe kundër, që reflektojnë pikëpamje, ndjeshmëri, rrethana, konjuktura, pozicione dhe kryesisht interesa të caktuara, pragmatiste apo strategjike, të shteteve, të organizatave politike, e tjerë. Kryeministri ynë mund të krijojë një katalog me justifikime për votën e Shqipërisë. Mund të fusë në këtë listë edhe qëndrimet antiTramp të opozitës amerikane, madje edhe kundërshtimet që ka hasur brenda Partisë së tij Republikane vendimi i Presidentit. Dhe me këtë të na thotë, apo të verë zëdhënësit e tij të na thonë: “Vetë SHBA, vetë Perëndimi janë të ndarë për ketë vendim. S’ka pse ta bëjmë të madhe që ne morëm anën e atyre demokracive që votuan kundër SHBA. Kjo nuk i dëmton marrëdhëniet tona strategjike dhe miqësore me SHBA.”

E besoj edhe unë, jo se ma thonë zëdhënësit e Ramës, se SHBA nuk do t’i mbajë mëri Shqipërisë për ketë votë të qeverisë sonë të radhës. Marrëdhëniet strategjike kanë një rreze thellësie e gjerësie shumë me të madhe se kaq. Etika amerikane, të cilën e shohim edhe në veprat e shkrimtarëve e poetëve të saj të mëdhenj, nuk i kërkon kujt të jetë rob i mirënjohjes. Madhështia e atij vendit nuk i ka përdorur si monedha të rëndomta shkëmbimi shërbimet ndaj lirisë dhe demokracisë në vendet e tjera. Kosova jonë është vetëm një prej rasteve ilustruese.

Thëne të gjitha këto, Shqipëria nuk duhet të kishte votuar kundër SHBA, nuk duhej të ishte rreshtuar kundër SHBA.

Përveçse e gabuar, vota e qeverisë sonë në OKB është lënduese për vlerat dhe virtytet e racës sonë.

Nuk po numëroj këtu shërbimet që SHBA i kanë bërë Shqipërisë gjatë njëqindvjeçarit të fundit. Lexuesit e këtij shkrimi i kanë shumë mirë parasysh.

SHBA janë për ne identitet dhe forcë në rrafshin e politikës së jashtme që kemi dhe bëjmë. Shqipëria ka një zë të ri në kapitull dhe do të vazhdojë ta ketë e të forcojë pozicionin e saj pikësëpari sepse ka lidhje të thella, shumë të ngushta me SHBA. Më thuaj më kë rri, të të them se cili je. Për këtë arsye dhe për gjithë faktet konkrete që mbështesin këtë arsye, Shqipërisë i shkon, i intereson dhe duhet të votojë pro SHBA, sa herë të jetë nevoja, edhe po të ndodhë të jetë i vetmi vend që voton ashtu. Arsyet madhore të paqes, lirisë dhe demokracisë që motivojnë SHBA në politikën e saj globale nuk mund të jenë kurrë në princip dhe as konkretisht kundër interesit tonë kombëtar. Përkundrazi. Ç’vjen nga Uashingtoni, ka qenë dhe është e mirë për demokracinë, shtetin e së drejtës, sigurinë dhe aspiratat tona kombëtare.

Shqipëria s’duhet të bëjë llogari kur vjen puna për të qëndruar përkrah SHBA, për të dhënë kontributin e saj në misionet dhe kauzat e mëdha amerikane të paqes dhe sigurisë në botë apo për t’i kthyer asaj ndonjë nder që mbetet i vogël gjithsesi në raport me çfarë SHBA na ka dhënë. Llogaria është e bërë. Shqipëria ka qenë një derë kurdoherë e hapur për Amerikën gjatë këtyre viteve të demokracisë. Është sot e gjithë ditën. Dhe duhet të vazhdojë të jetë edhe më bindshëm në të ardhmen.

Vota kundër SHBA në OKB përbën një shmangie absurde nga kjo trajektore.

Më e pakta, nëse për ca ekuilibra, që më shumë janë të stisur se sa realë, Shqipëria nuk votonte dot pro SHBA-së, së paku të abstenonte siç kanë abstenuar Kroacia, Bosnje-Hercegovina, Polonia dhe shumë vende të tjera. Megjithëse e përsëris: Vota përkrah SHBA do të kishte qenë më e drejta dhe më e vlerësuara për Shqipërinë.

Ka edhe një rrethanë që, ndërsa do të lehtësonte vendimin proamerikan të Shqipërisë, e shton absurditetin e votës kundër. Rezoluta nuk është detyruese. Do të thotë se SHBA nuk do të tërhiqet nga vendimi për të transferuar ambasadën në Jerusalem. Ky është një vendim i fortë që, sipas shumë analistëve, lejon një mbështetje ekuivalente për kërkesat palestineze. Pra, nuk është thjesht në favor të një pale, por synon t’i japë impulse të reja të munguara procesit të paqes në Lindjen e Mesme. Krerët e qeverisë dhe diplomacisë shqiptare mund të ndajnë ose të mos ndajnë, të futen ose të mos futen në këtë logjikë. Por, tri gjera duhet të ishin e të jenë konstante të qëndrimeve të Shqipërisë kur merren vendime të tilla me peshë: E para, proamerikanizmi kombëtar si shprehje e vetëdijes se SHBA, ka bërë me shumë se askush për kombin shqiptar. E dyta, historia ka treguar dhe rasti i Kosovës e ilustron shumë qartë se SHBA janë, për fat, faktori dhe forca numër një e sigurisë, lirisë dhe paqes në botë. Shembujt i kreditojnë SHBA si më të drejtët e me të saktët në vendimet e mëdha që kanë marrë. E treta, kur votohet për çështje të tilla që ngërthejnë interesa dhe ndjeshmëri kombëtare, qeveria e Tiranës, cilado qoftë, duhet të konsultohet me faktorët e tjerë institucionalë dhe politikë për të vendosur njëzëri. Kështu nuk do të gabonte.

Etiketa: lendueseokbPrec ZogajramashqiperiaVOTA


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Masakron babain me çekiç dhe e hedh në liqenin e Farkës

Masakron babain me çekiç dhe e hedh në liqenin e Farkës

Vrasja në Himarë, policia identifikon viktimën. Trupi u gjet pranë përroit

Krimi në familje, zbardhen detajet/ 28-vjeçari e goditi të atin disa herë me çekiç në kokë 

Humb jetën 16-vjeçarja shqiptare, u rrëzua nga 4 metër lartësi në gjendje sonambul 

Humb jetën 16-vjeçarja shqiptare, u rrëzua nga 4 metër lartësi në gjendje sonambul 
















TE FUNDIT

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim

“Votimi i shumëfishtë, krim”/ Celibashi: Mos e rreziko të ardhmen për një manipulim
10 Maj, 2025

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka apeluar qytetarët që do të marrin pjesë...

Lexo më shumë

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier

Gramsh/Shembet masivi i dheut, humbin jetën dy të rinjtë që po punonin në kantier
10 Maj, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Poroçan të Gramshit, ku një masiv dheu është shembur...

Lexo më shumë

Trump: India dhe Pakistani ranë dakord për armëpushim të plotë dhe të menjëhershëm

Demokracia në SHBA nën presion
10 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump thotë se "India dhe Pakistani kanë rënë dakord për një armëpushim të plotë dhe të...

Lexo më shumë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë

‘Giro d’Italia’/ Rama valëvit flamurin e nisjes për Etapën e Dytë në Tiranë
10 Maj, 2025

'Giro d'Italia' po vijon të shtunën e 10 majit me Etapën e Dytë në Tiranë për edicionin e 108-të të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com