Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vota e emigrantëve/Celibashi:Duhet konsensus, procesi do të përfundojë në vjeshtë

2022/05/24 at 10:54 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Celibashi:S’ka pasur denoncime për shitblerje votash, problem votimi familjar

Po zhvillohet Konferenca Kombëtare “Votimi nga jashtë, koha është tani” e organizuar nga KQZ dhe OSBE.


Gjatë fjalës së tij, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha se për të siguruar votën nga diaspora do të duhet një kod zgjedhor.

Ndër të tjera ai u shpreh se që të realizohet ky proces duhet një konsensus i plotë politike. Ndërsa u shpreh se synimi është që procesi të përfundojë në vjeshtën e vitit të ardhshëm.

“Në ndryshimet e Kodin Zgjedhor të vitit 2020, për herë të parë, u përfshinë rregulla të cilat synonin mundësimin e votimit të qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote, banues të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, atje ku ata kanë vendbanimin e tyre.

Përfshirja në Kodin Zgjedhor e këtyre rregullave u bë vetëm pak muaj përpara datës së pritëshme të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021.

Kështu, Kodi Zgjedhor përcaktoi KQZ-në si organin përgjegjës për organizimin dhe administrimin e votimit nga jashtë, kjo si pjesë e gjithë procesit zgjedhor në tërësi, të cilin KQZ ka kompetencën ligjore për përgatitjen, realizimin dhe administrimin.

Bazuar po në ndryshimet e Kodit Zgjedhor të vitit 2020, KQZ u rioganizua në strukturë dhe në përbërje tërësisht. Dhe kjo vetëm 6 muaj përpara datës së zgjedhjeve të pritshme të 25 prillit 2021.

Edhe pse koha ishte thuajse edhe teorikisht e pamjaftueshme, qoftë edhe vetëm për përgatitjen e zgjedhjeve brenda vendit, KQZ u angazhua seriozisht dhe me përgjegjësi institucionale për të krijuar të gjitha kushtet rregullatore dhe ato teknike për të mundësuar votimin nga jashtë edhe në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

E nga ana tjetër, tej deklarimeve publike të bëra nga politika, dukej qartë që ajo akoma nuk ishte e përgatitur për të pranuar dhe për më tepër për të punuar për realizimin e këtij procesi. Ky qëndrim i tyre ndikoi edhe ai në mos realizimin e votimit nga jashtë në ato zgjedhje.

Në fakt për të qënë realist ky qëndrim i tyre e ka një justifikim të përligjur deri diku.

Pasiguria dhe mosbesimi që palët kanë kundrejt njëra-tjetrës për procesin zgjedhor brenda vendit, janë natyrshëm në një shkallë më të lartë në rastin e votimit nga jashtë. Dhe më shumë akoma kur rregullat për këtë proces duhet të miratohen vetëm 6 muaj përpara datës së zgjedhjeve të përgjithshme.

Në pikëpamjen time, votimi nga jashtë, vecanërisht në herën e parë të tij, ka si kusht të domosdoshëm pasjen e një konsensusi, jo sa më të gjerë politik, por thuajse të plotë, mbi çdo aspekt përgatitor dhe realizues të këtij procesi.

Në kushtet kur votimi brenda vendit shoqërohet thuajse cdo here nga kundërshti për rezultatin zgjedhor, është e qartë që duhet të vendosim për realizimin e këtij procesi, pasi të gjithë faktorët relevant, politik dhe institucionalë të kenë kontributet e tyre në këtë proces.

KQZ është e vendosur dhe e ka bindjen e plotë se përmbushja e përgjegjësive të saj institucionale në lidhje me votimin nga jashtë, nuk mundet të jetë e plotë dhe e dobishme nëse në rrugën e përmbushjes së tyre ne nuk konsiderojmë të gjithë faktorët e interesuar në këtë proces.

Partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, institucione dhe organizata partnere ndërkombëtare, janë të ftuara për të qënë pjesë e përgatitjes së procesit të votimit nga jashtë. Gjithë kuadri rregullator për votimin nga jashtë do të konsultohet që në fazën ë draftimit me të gjithë grupet e interesit, përfshi këtu edhe partitë politike.

Ne synojmë që këtë proces ta përfundojmë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen.

Në pamje të parë duket se është një periudhë kohë e gjatë dhe e mjaftueshme për të ndërtuar gjithë arkitekturën rregullatore dhe normuese të këtij procesi, por nuk është kështu.

Ne do të duhet të dakortësohemi të gjithë për rregullat që kanë të bëjnë me regjistrimin e votuesve nga jashtë, me procedurat dhe mënyrën e votimit, llogaritjen dhe tabulimin e rezultatit, etj. Pak a shumë do të na duhet të miratojmë një kod zgjedhor vetëm për votimin nga jashtë. Dhe ne të gjithë e dimë që kjo nuk është një gjë e thjeshtë në Shqipëri.

Gjithsesi nga ana tjetër, vjeshta e vitit të ardhshëm është mjaftueshëm larg periudhës së zhvillimit të zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë. Kjo do të thotë se me këtë rast partitë politike do ta kenë të vështirë të kalkulojnë mirë interesat e tyre politike elektorale në mendimet dhe vlerësimet e tyre për rregullat që do të miratohen për votimin nga jashtë. Kështu ne shpresojmë që të marrim një konsensus të plotë mbi përmbajtjen e këtyre rregullave.

Ndoshta do të kishte qënë më e dobishme që Kodi Zgjedhor të kishte disa rregullime më të detajuara në lidhje me votimin nga jashtë. Por kjo ka kaluar tashmë. Tani praktikisht i duhet KQZ-së të përcaktojë cdo rregull për të gjitha aspektet e votimit nga jashtë. Dhe sikurse e thashë edhe më lart, kjo nuk është një sipërmarrje lehtë. Llogarisni që krahas të tjerave KQZ-së do t’i duhet të përcaktojë vetë ajo rregulla në lidhje me përllogaritjen e votës së votuesve nga jashtë në rezultatin e zgjedhjeve.

Vota e tyre do të llogaritet në rezultatin e qarkut Tiranë? Apo do të llogaritet në rezultatin e qarkut në regjistrin e gjendjes civile ku votuesi nga jashtë është i regjistruar?

Dikush mundet të thotë që kjo është e qartë. Mundet. Por ne kemi konstatuar që ka pikëpamje të ndryshme mbi këtë çështje, nga parti politike, subjekte të tjerë të interesuar për votimin nga jashtë, por edhe vetë brenda KQZ.

E në vijim të kësaj çështje unë mendoj se ne duhet të rihapim diskutimin në lidhje me përfaqësimin e votës së mërgatës. Ka pikëpamje të ndryshme për këtë çështje. Personalisht mendoj se do të ishte me dobi dhe interes të gjerë që ne të aplikonim një sistem përfaqësimi të tillë që për mërgatën të kishte një numër të rezervuar vendesh në Kuvend.

Kjo nga njëra anë do të garantonte plotësisht përfaqësimin e tyre, si dhe dëgjimin e zërit të tyre për zhvillimin e vendit, por nga ana tjetër nuk do të cënon interesin e atyre që jetojnë në mënyrë të përhershme brenda vendit dhe që janë të lidhur direkt me cfarë dhe si vendoset nga institucionet publike duke filluar më së pari nga Kuvendi që është organi përfaqësues i tyre.

Gjithsesi kjo është një çështje që implikon interesa politike dhe në fund të fundit do të jetë ajo që do të vendosi mbi të.

Miratimi i të gjitha akteve nënligjore nga KQZ brenda vjeshtës së vitit të ardhshëm, do të na japë mundësi që të përgatisim sa më mirë gjithë infrastrukturën teknike dhe logjistike të votimit nga jashtë. Edhe ky aspekt i procesit të votimit nga jashtë është shumë i rëndësishëm. Partitë politike dhe votuesit e mërgatës kanë interesin dhe nevojën për t’u njohur me procedurat dhe gjithë aspektin teknik të votimit dhe për këtë ata duhet të kenë kohën e mjaftueshme në dispozicion.

Përgatitja e infrastrukturës teknike kërkon edhe ajo një proces konsultimi të gjerë me të gjithë faktorët. KQZ do të ndërtojë një strukturë të konsultimit peroidik me të gjitha palët e interesuara për votimin nga jashtë.

Ne mendojmë se transparenca dhe gjithëpërfshirja do t’i japin besueshmëri, si përgatitjes së këtij procesi, ashtu edhe realizimit të tij. Kjo konferencë është hapi i parë dhe tregues i kësaj qasje nga ana e KQZ-së”,-tha Celibashi.



Ju sugjerojmë

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
Emisionet

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

6 Janar, 2026 11:08 pm
Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
-U tha në Opinion

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

6 Janar, 2026 10:52 pm
Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
Aktualitet

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

6 Janar, 2026 10:48 pm
Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
Aktualitet

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

6 Janar, 2026 9:45 pm
Trump: Maduro dhe bashkëshortja e tij do të gjykohen në SHBA për trafik droge
Bota

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

6 Janar, 2026 9:29 pm
800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë
Aktualitet

800 banesa me ujë në Durrës, Vengu: 180 persona janë akomoduar në Kovaleshencë

6 Janar, 2026 8:58 pm
Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës
Bota

Franca kërkon anulimin e disa fluturimeve në Paris për shkak të dëborës

6 Janar, 2026 7:27 pm
Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit
Aktualitet

Ambasadori i BE takim me kreun e SPAK: Të vijojë lufta kundër korrupsionit

6 Janar, 2026 6:59 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Arrestohet mjeku në Tiranë, dhunoi kryeinfermieren

6 Janar, 2026 6:55 pm
Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë
Bota

Mbi 1.000 protestues të arrestuar në Iran, kreu i gjyqësorit: S’do të ketë tolerancë

6 Janar, 2026 6:20 pm
Para
“Zgjedhjet e 25 prillit të mira, jo perfekte”, Kim: Koha për votën e diasporës

“Zgjedhjet e 25 prillit të mira, jo perfekte”, Kim: Koha për votën e diasporës

Gjiknuri thirrje palëve politike: Gati për reformën zgjedhore, merrni pjesë

Gjiknuri thirrje palëve politike: Gati për reformën zgjedhore, merrni pjesë

Vrasja në komisariat/”Si do e lëmë bashkë?”biseda e fundit mes autorit e viktimës

Vrasja në komisariat/"Si do e lëmë bashkë?"biseda e fundit mes autorit e viktimës
















TE FUNDIT

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi

Denis Deliu tregon si rekrutohen Forcat Speciale Amerikane: Tortura e pagjumësi
6 Janar, 2026

Denis Deliu, ish-ushtaraku i Forcave të Armatosura, ka rrëfyer në emisionin “Opinion” detaje mbi mënyrën se si rekrutohen dhe stërviten...

Lexo më shumë

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi

Si paraqitet situata në Durrës,”fryhet” lumi Erzen: T’i luten Zotit të mos bjerë shi
6 Janar, 2026

Çfarë po ndodh me Durrësin?! – Kjo është pyetja që na lind natyrshëm të gjithëve thuajse sa herë që ka...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika
6 Janar, 2026

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në...

Lexo më shumë

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur

Digjet shtëpia e 11 familjarëve në Klos, kryefamiljari: Mbetëm në qiell të hapur
6 Janar, 2026

I përlotur dhe i rrënuar shpirtërisht, Behar Musta rrëfen për median se si sot shtëpia e tij në fshatin Shkall të Klosit,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com