Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vota e emigrantëve, Celibashi flet për organizimin dhe sfidat e procesit

2024/09/24 at 6:53 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vota e emigrantëve, Celibashi flet për organizimin dhe sfidat e procesit

Në Shqipëri, Komisioni Qendror i zgjedhjeve po punon për përgatitjen e të gjitha akteve dhe procedurave që lidhen me votimin nga jashtë vendit të emigrantëve. Një praktikë e cila do të provohet për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme të pranverës së ardhshme. Votimi do të bëhet përmes postës. Komisioneri Shtetëror Ilirjan Celibashi thotë në një bisedë me Zërin e Amerikës se do bëhen të gjitha përpjekjet që nga pikëpamja e garancisë së votës çdo gjë të jetë e qartë e të mos ketë dyshime. Por nga ana tjetër ai pranon se bëhet fjalë për një operacion logjistik i cili bëhet disi i vështirë për shkak të kohës së ngushtë në dispozicion. Pikërisht afatet e ngushta kohore po vënë në pikëpyetje serioze dhe zbatimin e votimit dhe numërimit elektronik në një numër të reduktuar qarqesh.


Parlamenti miratoi në fund të korrikut ndryshimet në kodin zgjedhor, përfshirë dhe votën e emigrantëve, duke ia ngarkuar përgjegjësinë e organizimit të të gjithë procesit, Komisionit Qendror të zgjedhjeve. Një ditë më parë, ky Komision, hodhi për konsultim projektvendimin për rregullat për rregjistrimin e tyre dhe përgatitjen e listës së zgjedhësve që do të votojnë nga jashtë.

Ky proces do të realizohet përmes një platforme online, ku secili nga ata që jetojnë jashtë, dhe dëshiron të votojë, duhet të hapë një llogari e më pas, siç shpjegon për Zërin e Amerikës, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, të ngarkojë aty dokumentin e identifikimit dhe një dokument që tregon se ku banon, “kjo më shumë për të treguar adresën se ku do të duhet t’i shkojë më pas fleta e votimit. Me pak fjalë, është një proces mjaft i thjeshtë nga pikëpamja teknike e aspak i komplikuar”.

Askush nuk di të thotë një shifër të saktë të emigrantëve me të drejtë vote, por sipas përllogaritjeve të përafërta shifra mund të vërtitet te 1 apo 1.1 milionë votuesë potencial. Zoti Celibashi thotë se KQZ do të angazhohet në një fushatë informimi për t’i njohur ata me këtë mundësi.

Votimi do të realizohet përmes postës. Fleta e votimit për emigrantët do të niset që në momentin kur KQZ-ja, do të ketë përmbyllur procesin e rregjistrimit të kandidatëve dhe ka prodhuar fletën e votimit. “Mbeten rreth 28-32 ditë për KQZ-në, për të prodhuar fletët e votimit e për ta dërguar. Që në momentin që ne i dërgojmë fletën e votimit, procesi i votimit, konsiderohet i hapur. Pra mund të kenë një hapësirë disa ditëshe për të votuar”, shpjegon zoti Celibashi.

Komisioni do të dërgojë në adresën e treguar nga votuesi jashtë vendit, zarfet dhe fletën e votimit e cila, pasi është plotësuar, do të duhet t’i kthehet KQZ-së. “Zarfi në të cilin ndodhet fleta e votimit është një zarf i bardhë. Ky futet në një zarf tjetër që përmban të dhënat e votuesit. Kur mbërrin, zarfi që përmban adresën, griset dhe mbahet zarfi i bardhë. Të gjithë grumbullohen në një shportë dhe aty bëhet procesi i numërimit”, tregon Komisioneri i Zgjedhjeve.

Koston e dërgimit të fletës së votimit drejt KQZ-së, do të duhet ta mbulojë vetë votuesi. Zoti Celibashi pranon se bëhet fjalë për një proces të kushtueshëm. “Mjaft të dishkostot e shërbimit postar ndërkombëtar. Në varësi të largësisë, ato shkojnë nga 10-40 euro apo dollar, e më shumë, për një votues”, thotë ai.

Numërimi do të realizohet në Komisionin Qendror të zgjedhjeve, i cili këtë herë do të duhet të angazhohet kështu dhe në një proces të ri për të. “Eshtë një operacion logjistik, jo aq i komplikuar, se sa me angazhime, dhe për kohën në dispozicion na vë goxha në vështirësi. Po punojmë për të adresuar të gjitha pikëpyetjet se si do administrohet procesi. Ndarja do të jetë në 12 qarqe, sepse në varësi se ku ka regjistrin e gjendjes civile, aty shkon vota. Që në momentin e mbërritjes do ndahet sipas qarqeve. Ne po përpiqemi që nga pikëpamja e garancisë së votës cdo gjë të jetë e qartë e të mos ketë dyshime”, thekson zoti Celibashi.

Koha nuk premton dhe për aspekte të tjera të procesit zgjdhor që do të zhvillohet në Shqipëri. Ende nuk është e qartë se në sa qarqe do të zbatohet, edhe në zgjedhjet e ardhshme, votimi e numërimi elektronik. “Kishim propozuar që të zhvillohej në 4 po 5 qarqe, por tani, për kohën që ka mbetur, kjo është e pamundur. Do bëjmë dhe një diskutim të fundit me përfaqësuesit e partive politike, nëse mundet ta shtrijmë procesin e votimit elektronik të paktën në dy ose tre qarqe kryesore të vendit. Por çdo ditë që kalon, e ul mundësinë e zhvillimit të votimit elektronik në tre apo dy qarqe. Ndoshta, nëse koha kalon më tej, nuk do kemi mundësi fare për të përgatitur votimin elektronik qoftë dhe në një qark”, tregon zoti Celibashi duke mos fshehur keqardhjen për këtë. Ai shprehet i bindur se “do të ishte me dobi që kjo mënyrë votimi të shtrihej më tej”. Në zgjedhjet e fundit vendore, votimi dhe numërimi elektronik u realizua në bashkitë e Kamzës, Vorës dhe Elbasanit./VOA



Ju sugjerojmë

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 11:25 pm
Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
-U tha në Opinion

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

24 Qershor, 2025 11:13 pm
Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
-U tha në Opinion

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

24 Qershor, 2025 10:54 pm
Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
Emisionet

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

24 Qershor, 2025 10:50 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje

24 Qershor, 2025 10:31 pm
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Aktualitet

Sërish lëkundje sizmike në kryeqytet, ja sa ishte magnituda

24 Qershor, 2025 10:09 pm
Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran
Rajoni

Ambasada iraniane falënderon Vuçiçin për qëndrimin ndaj sulmit të SHBA-së në Iran

24 Qershor, 2025 10:03 pm
Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur
Aktualitet

Aksident në aksin Fier–Cakran, tre persona mbetën të plagosur

24 Qershor, 2025 9:48 pm
Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?
Politikë

Alimehmeti flet për rinumërimin…po a ka ambicie për bashkinë e Tiranës?

24 Qershor, 2025 9:35 pm
“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët
Aktualitet

“Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

24 Qershor, 2025 9:22 pm
Para
Moti i keq në Shkodër, Benet Beci: Evitoni daljet pa arsye nga banesat

Moti i keq në Shkodër, Benet Beci: Evitoni daljet pa arsye nga banesat

Joe Biden i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për herë të fundit si president

Joe Biden i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për herë të fundit si president

Vlorë/ Sherr mes të rinjve, plagoset një 23-vjeçar

Vlorë/ Sherr mes të rinjve, plagoset një 23-vjeçar
















TE FUNDIT

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025

Opinion – Parada e shqiptarëve të Amerikës, 2025 – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Ditën e shtunë, më 21 qershor, shqiptarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës organizuan paradën e tyre tradicionale. Është hera...

Lexo më shumë

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!

Eric Adams intervistë për Opinion: Mezi pres të vij në Shqipëri!
24 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams, zhvilloi një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” në Tv Klan. I...

Lexo më shumë

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit

Kryebashkiaku i New York-ut intervistë për Opinion:Shqiptarët janë shpirti i qytetit
24 Qershor, 2025

Me rastin e paradës së shqiptarëve, kryebashkiaku i New York-ut, Eric Adams ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Blendi...

Lexo më shumë

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025

Opinion – A ka paqe mes Izraelit dhe Iranit? – 24 Qershor 2025
24 Qershor, 2025

Vetëm një ditë pas sulmeve të Iranit, duket se armëpushimi u arrit. Lajmin e bëri të ditur presidenti Donald Trump,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com