Deputeti i PS, Damian Gjiknuri deklaroi para mediave se përgjithësisht me opozitën diskutuan rreth detajeve teknike për të pasur një proces votimi me integritet për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.
Ai tha se mazhoranca është e gatshme që të miratojë ndryshimet në reformën zgjedhore sa i takona adresimeve të Gjykatës Kushtetuese.
“Akoma nuk kemi një dakordësi, do shikojmë në ditët në vijim se çfarë vendimmarrje. Ne besojmë që formula që paraqitëm ka qenë më afër asaj se cfarë kërkojnë shqiptarët dhe reflekton vendimin e GJK. Jemi duke e diskutuar për të parë se cfarë hapësirash ka.
Për mua çdo shqiptar që ka një adresë që jeton diku me dokumente apo pa dokument, edhe sot që flasim në drejtorinë e gjendjes civile ka një rubrikë që nuk merret me rezidencës ke apo nuk ke dokumente, por merret me të dhënat. Pra nëse ke një nga të dhënat që ti banon diku.
Nëse do të gjejmë kompromis për këto cështje pse jo jemi të gatshëm edhe koha është e mjaftueshme që ekspertët të përfundojnë një draft dhe para seancës së të enjtes ta kemi në kuvend”, u shpreh Gjiknuri.