Policia ka arrestuar një 32-vjeçar në Vorë, pasi dyshohet se ka qëlluar gruan e tij me thikë.
Sipas uniformave blu mësohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti mes bashkëshortëve për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Vorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë./Opinion.al