Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e stome në rrugën dytësore Tiranë-Vorë. Mësohet se një furgon mallrash ka dalë nga rruga, duke lënë të vdekur pasagjeren.
Po ashtu, mësohet se në gjendje të rëndë është dhe drejtuesi i furgonit, i cili është transportuar në spital. Nga të dhënat e deritanishme, bëhet me dije se furgoni pasi ka dalë nga rruga është përplasur me bordurën anësore.
Deri më tani viktima ende nuk është identifikuar,për shkak të dëmtimeve të rënda që ka marrë prej përplasjes së fortë. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërsa polica po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në rrugën dytësore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor në gjëndje kritike për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./ Opinion.al E.Xh.