Një aksidenti i rëndë që rrezikon të shndërrohet në një tragjedi, po ndodh në këto momente në autostradën Tiranë – Durrës, sapo kalon Bashkinë e Vorës.
Pranë një nënkalimi është batuar një kamion, i cili përmban një ngarkesë me rreth 25 mijë litra alkool bullgar, raporton syri.
Aktualisht kamioni po mbahet nën kontroll nëpërmjet 4 makina të zjarrfikëses, që po lëshojnë ujë, sepse ka rrjedhje të alkoolit.
Në vendngjarje po evakuohen banorët përreth, në mënyrë që të parandalohen dëmet në njerëz, në rast eksplozioni.