Spitali i Lezhës po përballet me vështirësi të mëdha pasi mungojnë medikamentet prej disa muajsh dhe më problematikë është reparti i Urgjëncës.
Problematika është pranuar nga n/drejtori i spitalit, ,Tonin Romia thotë se fluksi i pacienteve ka qenë tepër i lartë gjatë stinës së verës, duke sjellë edhe konsum të medikamenteve.
Ndërsa burime nga spitali i Lezhës kane bërë të ditur se ilaçet mungojnë që prej muajit Maj dhe se ka qenë vonesa e zhvillimit të tenderit që ka sjellë këtë situatë.