Ministria e Financave dhe Ekonomisë është shprehur rreth vonesave në dhënien e pensioneve të invaliditetit. Sipas ministrisë diçka e tillë ka ndodhur për shkak të detyrimeve të prapambetura ndër vite të kontributeve shoqërore nga subjektet juridike dhe institucionte buxhetore dhe jo buxhetore.
Sipas kësaj ministrie është realizuar një ndryshim në udhëzimin e zbatimit të Buxhetit 2019 përmes të cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohësisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve, siç ishte në parashikimin e mëparshëm, në mënyrë që të kapërcehet situata e krijuar.
Gjithashtu është Ministria e Financave ka deklaruar se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore janë duke ndjekur intensivisht rakordimin dhe shlyerjen hap pas hapi të detyrimeve të prapambetura nga institucionet publike dhe private.
Drejtoria e Tatimeve në bashkëpunim edhe me Inspektoriatin e Punës do të nisë një aksion për monitorimin e deklarimeve të punonjësve dhe të pagave nga subjektet private.
Ndër të tjera Ministria e Financave është shprehur se detyrimet e prapambetura të sigurimeve shoqërore nuk cënojnë ecurinë e buxhetit të shtetit./Opinion.al/