Aktualitet

Vonesa e përgjigjes së testit, Manastirliu: Prioritet kemi saktësinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:10 - 15/11/20 |
Opi Nion

Pas akuzave të shumta të qytetarëve për vonesën, ministrja Ogerta Manastirliu është shprehur në një dalje për mediat se po punohet në mënyrë që ato të vijnë brenda 72 orëve.

Sipas ministres, duhet bërë një balancë mes shpejtësisë së marrjes së përgjigjes dhe saktësisë së rezultatit duke prioritizuar këtë të fundit.

“Ne e dimë se çfarë ndodh jashtë Ministrisë së Shëndetësisë. Kur komiteti i ekspertëve vlerëson në mënyrë dinamike situatën sigurisht që ne jemi të vetëdijshëm. Ka probleme në menaxhim sepse kjo pandemi është. Asnjë sistem në botë nuk është perfekt. Ne duhet të kemi gjë parasysh, duhet të ketë një balancë mes shpejtësisë së marrjes së testit dhe saktësisë së rezultatit. Si mund të vendosim në lojë saktësinë e rezultateve. Kemi vendosur të prioritizojmë saktësinë sikur ne të kishim ecur me volume pa e prioritizuar. Gjatë kohës të pritjes së testit, qytetarët duhet të presin të izoluar. Volumi i madh i testimeve ka bërë që të ketë vonesa. Në faqen e ministrisë në Britani thuhet se rezultati i testit merret brenda 6 ditëve dhe vetëm më pas qytetarët duhet të marrin në telefon për tu ankuar. Ne po punojmë që brenda 72 orëve të marrim përgjigjen e testeve” -tha Manastirliu.

Pas