Aktualitet

Von der Leyen viziton Ballkanin Perëndimor, ja data kur do jetë në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:45 - 24/10/22 |
Opi Nion

Presidentja e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen do të vizitojë këtë javë Ballkanin Perëndimor, në një turne katër ditor.

Vizitat në vendet e Ballkanit Perëndimor presidentja e Komisionit Evropian, Von der Leyn do t’i nisë në Shkup të mërkurën. Të enjten do të vizitojë Kosovën, për të vazhduar më pas me Shqipërinë.

Më 28 tetor, Von der Leyen do ta vazhdojë turneun në Sarajevë dhe në Beograd.

Këtë turne nëpër gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor presidentja e Komisionit Evropian do ta përmbyllë me vizitë në Mal të Zi të shtunën, më 29 tetor.

Von der Leyen në rajon do të diskutojë me bashkëbiseduesit e saj edhe për bashkëpunimin rajonal, reformat evropiane, gjetjet e raporteve të fundit të progresit dhe për sfidat e përbashkëta, siç janë edhe menaxhimi i migracionit dhe përballja me rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimit. Agresioni i Rusisë ndaj Ukrainës dhe pasojat që ka, si për rajonin e Ballkanit, ashtu edhe për tërë Evropën, do të jetë po ashtu një prej temave që pritet të diskutohen.

Kujtojmë se ditën e djeshme, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, bëri të ditur se samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë.

“Ne do të zhvillojmë samitin e ardhshëm BE-Ballkani Perëndimor në rajon. Më 6 dhjetor në Tiranë, në Shqipëri, për të rikonfirmuar angazhimin tonë të përforcuar” , tha në Twitter Michel.

Ai u shpreh se Ballkani Perëndimor është prioritet kyç për Bashkimin Evropian./Opinion.al

Pas