Ukraina i përket Bashkimit Evropian dhe blloku do të donte ta shihte atë si pjesë të tij, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për televizionin Euronews.
“Në të vërtetë, me kalimin e kohës, ata na përkasin neve. Ata janë një prej nesh dhe ne i duam ata”, tha von der Leyen.
Komentet pasojnë një votim historik të 27 vendeve të BE-së, për furnizimin me armë të Ukrainës.
Ukraina është nën pushtimin e plotë të forcave ruse qysh më 24 shkurt. Shteti rus kundërshton integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Ukraina në NATO do të ishte “kërcënim ekzistencial” për Rusinë, ka thënë presidenti rus, Vladimir Putin./ REL