Bota

Von Der Leyen tregon datën kur do të nisë vaksinimi në vendet e BE


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:03 - 17/12/20 |
Doriana Çepunaj

Më 27 dhjetor vendet e Bashkimit Europian, do të fillojnë vaksinim kundër COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një postimi në “Twitter”.

“Koha për Evropën. Më 27, 28 dhe 29 dhjetor, do të fillojë vaksinimi në të gjithë BE-në. Le të mbrojmë së bashku qytetarët tanë”, shkroi Von der Leyen.

Më herët, shefja e Komisionit Europian, shpjegoi se Bashkimi Europian ka portofolin më të gjerë të vaksinave potenciale ndaj Covid-19 dhe se do të ndihmojë edhe vendet e e tjera fqinje.

Edhe ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn u tha gazetarëve se Gjermania dhe shtetet e tjera të BE shpresonin të fillonin vaksinimet “nëse miratimi vjen siç ishte planifikuar” në 27 Dhjetor.

Ndërkohë, disa vende euopiane kanë ngritur tashmë qendra të vaksinimit masiv./ Opinion.al

Pas