Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh këtë të mërkurë se sulmet me raketa dhe dron të Rusisë ndaj Ukrainës janë “akte të pastra terrori” që përbëjnë krime lufte.
Sipas Von der Leyen sulmet e synuara ndaj infrastrukturës civile po bëhen për të privuar qytetarët ukrainas nga furnizimi me ujë, energji elektrike dhe nga ngrohja
“Dje ne pamë përsëri sulmet e synuara të Rusisë kundër infrastrukturës civile. Këto sulme po shënojnë një tjetër kapitull në një luftë tashmë shumë mizore. Rendi ndërkombëtar është shumë i qartë. Këto janë krime lufte,” tha von der Leyen në një fjalim para ligjvënësve në Parlamentin Evropian./Opinion.al