Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Von der Leyen prezanton planin me 4 shtylla: Do të dyfishojë ekonominë e Ballkanit Perëndimor

2023/10/16 at 7:30 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Von der Leyen prezanton planin me 4 shtylla: Do të dyfishojë ekonominë e Ballkanit Perëndimor

Në përfundim të samitit të Procesit të Berlinit, Presidentja e KE Ursula von der Leyen prezantoi planin e saj për Ballkanin Perëndimor.

Gjatë fjalës së saj të mbajtur në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, Von der Leyen tha se ky plan bazohet në 4 shtylla.

Ndër të tjera, ajo theksoi se plani i prezantuar ka potencialin që të dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Duhet t’i sjellim ekonomitë tona më para dhe të përshpejtojmë reformat për anëtarësimin. Kjo është arsyeja përse liderëve u prezantova planin tonë të rritjes. Plani i ri i rritjes ka potencialin, nëse implementohet, që të dyfishojë ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor brenda kësaj dekade. Ka 4 shtylla.

Shtylla e parë e planit është që ta sjellim Ballkanin Perëndimor në tregun e përbashkët. Ne praktikisht hapim derën e tregut të përbashkët në 7 fusha kyçe për kompanitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Shtylla e dytë është që Ballkani Perëndimor duhet të plotësojë tregun e tij të përbashkët rajonal. Nëse e plotësojnë këtë treg, kjo mund të rrisë Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Ballkanit Perëndimor me 10 përqind. Ndaj, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet ta hapin tregun me fqinjët e tyre, 5 shteteve fqinje dhe partnerëve.

Shtylla e tretë janë reformat. Nëse duam t’i japim akses vendeve të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët europian duhet të kemi të njëjta rregulla dhe standarde. Kjo do të thotë se reformat janë të nevojshme dhe këto reforma do t’i sjellin vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë anëtarësimit. Këto reforma do t’i bëjnë po ashtu vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më tërheqës për investitorët europianë dhe do t’i bëjë ekonomitë tona respektive, që është shumë e rëndësishme, të bashkohen. Sepse sot kemi një situatë kur ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë 35 përqind e mesatares europiane. Ndaj nevojitet për t’u bërë shumë punë.

Shtylla e katërt e planit është, nëse përpjekjet për reformat bëhen, do të marrin si përgjigje një rritje të fondeve nga BE për investime. E thënë ndryshe, kemi propozuar një paketë investimi prej 6 miliardësh, e përbërë nga 2 miliard në formë grantesh dhe 4 miliardë hua. Pra investime dhe reforma, fondet do të lirohen në momentin që përmbushen reformat. Funksionon shumë mirë në Bashkimin Europian dhe jam tejet e bindur që do të funksionojë edhe në Ballkanin Perëndimor”./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
Aktualitet

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

9 Nëntor, 2025 1:09 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

9 Nëntor, 2025 12:34 pm
Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
Bota

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

8 Nëntor, 2025 10:22 pm
Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
Kryesore

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

8 Nëntor, 2025 9:19 pm
Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës
Kryesore

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

8 Nëntor, 2025 6:00 pm
Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Para
“Veriu i Kosovës, toka e askujt”, Kurti i përgjigjet Ramës: Është toka e…

“Veriu i Kosovës, toka e askujt”, Kurti i përgjigjet Ramës: Është toka e...

Debat me sulmuesin Armando Broja? Flet Sylvinho

Debat me sulmuesin Armando Broja? Flet Sylvinho

Lojtari francez kërkon falje, pasi qeshi gjatë heshtjes për viktimat e luftës Izrael-Hamas

Lojtari francez kërkon falje, pasi qeshi gjatë heshtjes për viktimat e luftës Izrael-Hamas

TE FUNDIT

Zgjedhjet e pjesshme/14.46% e qytetarëve pjesëmarrës në votim deri në orën 12:00

Arrihet marrëveshja PS-PD për Reformën Zgjedhore, 2/3 e listës pa herës! 1/3 të emrave i cakton kryetari i partisë 
9 Nëntor, 2025

Vijon procesi i votimi në 5 bashkitë e vendit që po mbajnë sot zgjedhjet lokale. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve...

Lexo më shumë

Horoskopi 9 Nentor 2025, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
9 Nëntor, 2025

Dashi Duhet të bëni më të mirën tuaj në punë nëse duhet të fitoni respektin e atyre që ju rrethojnë....

Lexo më shumë

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara

Franca parandalon sulmin në Paris, arrestohen tre të reja të radikalizuara
8 Nëntor, 2025

Tre vajza franceze, të moshës 18, 19 dhe 21 vjeç, janë arrestuar në Francë, të dyshuara për planifikimin e një...

Lexo më shumë

Zgjedhje në 5 bashki, shpërndahet baza materiale nëpër KZAZ

Publikohet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR: Partia në pushtet përfitoi nga…
8 Nëntor, 2025

Pesë bashki të vendit zgjedhin nesër kryebashkiakët e rinj. Janë 334.539 mijë votues në bashkitë, Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com