Aktualitet

Von Der Leyen paralajmëron: Të mbajmë afër Ballkanin, pa e bërë të tjerët


               Publikuar në : 18:53 - 08/11/19 |
xhu lia

Pas bisedimeve me kancelaren gjermane Angela Merkel, Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen ka bërë një paralajmërim për politikat e zgjerimit të Bashkimit Evropian, lidhur me Ballkanin Perëndimor.

“Bashkimi Europian të mbajë pranë vetes Ballkanin Perëndimor, ose shtete të tjera do të përfitojnë”,-mësohet të ketë thënë ajo pas takimit me Merkel.

Gjithashtu Von Der Leyen ka theksuar se mbështet qëndrimin e Gjermanisë lidhur me zgjerimin e BE-së.

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen konsideroi si rëndësi strategjike mbajtjen afër të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për aq kohë sa nuk do të hapen negociatat e anëtarësimit.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të mëdha për të arritur në këtë pikë të kërkuar nga ne. Do të fokusoj të gjitha përpjekjet e mia në projekte të përbashkëta që fuqizojnë rrugën e bashkëpunimit të ngushtë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kështu t’i afrojmë këto shtete me ne. Nëse ne nuk e bëjmë këtë, të tjerë do ta bëjnë”, -tha Von Der Leyen.

Këto deklarata të saj janë mbështetur më pas nga kancelarja Merkel, e cila u shpreh:

“Është në interesin strategjik europian dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që këto shtete të mos humbasin shpresën në perspektivën e integrimit”,-përfundoi ajo.

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë nga takimi Merkel-Leyen, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron kritikoi ashpër qasjen pro zgjerimit të Unionit Europian./Opinion.al/

Pas