Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen gjatë realizimit të fotografisë kanë biseduar së bashku për Dua Lipën.
Von der Leyen pyeti Osmanin, për Dua Lipën, këngëtaren me origjinë nga Kosova, e cila ka famë ndërkombëtare.
“Si është Dua Lipa?”, pyeti Von Der Leyen.
Osmanin: Shumë mirë. Shpresojmë që t’ju kemi për festivalin “Sunny Hill” në Kosovë. Jeni të ftuar të gjithë.
Presidentja e Kosovës ka ftuar në “Sanny Hill” edhe presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel dhe presidentin francez Emmanuel Macron.
Von der Leyen tha se bashkë me Osmanin janë fanse të së njëjtës këngëtare – Dua Lipës.
Ndërsa Osmani i tregon Macron-it se Dua është nga Kosova.
“Dua Lipa, nga Kosova”, ishte sqarimi i saj për Macronin./Opinion.al