Bota

Von der Leyen: BE arrin objektivin, 70% e të rriturve janë vaksinuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:48 - 31/08/21 |
Opi Nion

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se objektivi i BE sa i takon vaksinimeve është arritur. Ajo konfirmoi se 70 % e të rriturve evropianë tashmë janë vaksinuar kundër Covid-19.

“70% e të rriturve në BE janë plotësisht të vaksinuar. Dua të falënderoj shumë njerëz që bënë të mundur këtë arritje të madhe. Por ne duhet të shkojmë më tej! ”, shkroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Twitter.

“Ne kemi nevojë për më shumë evropianë të vaksinuar. Dhe ne gjithashtu duhet të ndihmojmë pjesën tjetër të botës që të vaksinohen – vazhdon ajo -. Ne do të vazhdojmë të mbështesim partnerët tanë”, theksoi Von der Leyen./Opinion.al

Pas