Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Voltana Ademi: Shkodrën ua dorëzoj vetëm ndërkombëtarëve, si në 1914

2019/07/08 at 9:00 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Zgjedhjet lokale, tension dhe përplasje në Shkodër e Tropojë

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi përmes një letre drejtuar ambasadave në Shqipëri u ka kërkuar të ngrenë një përfaqësi ndërkombëtare për të qeverisur Shkodrën.


Zonja Ademi thekson se nuk do ia dorëzojë kryeministrit Rama dhe të zgjedhurit të tij qytetin. Si Shkodra kërkon që edhe bashkitë e tjera të drejtohen nga një Komision Ndërkombëtar, si në vitet 1913- 1914 derisa, sipas saj të shkohet në zgjedhje të vërteta.

“Sot, në 2019, nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%. Në vitet 1913-1914 dhe 1918-’20, ky qytet me rendësi vitale për të gjithë kombin është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prapë rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën. Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojmë një komision administrativ europian, besimplotë te vullneti i tyre demokratik derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën diktaturën e pakicës së pakicës votuese. Për këtë, në emër të Shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, ju kërkoj publikisht të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar. Duke ju falënderuar për gjithçka keni bërë e bëni për vendin tim” shkruan Ademi.

Opozita bojkotoi zgjedhjet e 30 Qershorit, pasi sipas tyre ka një dekret presidencial që anulonte këtë datë. Kryetarët e bashkive të opozitës, nuk njohin zgjedhjet, ndaj kanë deklaruar se nuk do të lirojnë zyrat.

Letra e plote e Voltana Ademit

E nderuara Znj. Leyla Moses-Ones, e Ngarkuara me Punë pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë,
I nderuar Sh.T.Z. Luigi Soreca, Ambasador i Bashkimit Evropian,
I nderuar Sh.T.Z. Bernd Borchardt, Ambasador i Prezencës së OSBE në Tiranë;
E nderuara Sh.S.Znj. Susanne Schütz, Ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë,
I nderuar Sh.T.Z. Duncan Norman MBE, Ambasador i Mbretësisë së Bashkuar
I nderuar Sh.T.Z. Alberto Cutillo, Ambasador i Republikës së Italisë
I nderuar Sh.T.Z. Dr. Johann Sattler, Ambasador i Austrisë
I nderuar Sh.T.Z. Adrian Maître, Ambasador i Zvicrës,

Një shqetësim i madh qytetar, intelektual e politik më shtrëngon dhe detyron t’ Ju shkruaj Shkelqesi të nderuar, Miq të paepur të vendit tim, përfaqësues të demokracive që ne kemi ëndërruar dhe ndjekim si model për vendin tonë! Sot ne qytetin e Shkodrës dhe jo vetëm, ekziston nje trysni dhe ankth i madh! Me 30 qershor në metropolin e Veriut, qendër e rezistencës antikomuniste, qendër e së Djathtës historike e aktuale, jo vetëm nuk pati zgjedhje lokale por as votime! Qytetarët iu bindën logjikës piramidale të shtetit, ku në krye të tij rri Presidenti i Republikës, institucioni që nxjerr dekretin e datës së zgjedhjeve! Sipas dekretit të tij ato zhvillohen me datë13 tetor! Qeveria vendosi dhunshëm të konsumojë farsën e 30 qershorit, duke rrëzuar dekretin e Presidentit, fakt ky që u pohua zyrtarisht e qartë nga OSBE/ODIHR që në raportin paraprak! Në votime në Shkodër, sipas kësaj organizate dolën 8% e qytetarve me të drejtë vote! Mbi shumë prej tyre, pati presione të çdo lloj forme që të paraqiteshin për të votuar, duke shkelur çdo princip të lirive të individit! Me modesti pohoj se, në dijet e mia, demokraci do të thotë vullnet i shumicës!
Shumica në Shkodër në vecanti dhe në Shqiperi në përgjithësi, ka folur qartë, duke bojkotuar procesin monist të Qeverisë! Kjo shumicë nuk u bë e mundur as për të votuar e jo më për të zgjedhur!

Të nderuar Ambasadorë,
Të ashtuquajturat votime, të zhvilluara në kushte ilegjitime, ishin shumë larg standarteve të një cikli kushtetues elektoral. Në kuadrin rregullues ligjor, paqartësitë e interpretimet arbitrare, sollën përplasje të forta institucionale, çka na vunë ne kryetarëve të Bashkive në pozita të vështira lidhur me përgjegjësitë përfaqësuese e administrative. Është e pafalshme që edhe më 30 qershor, makineria qeveritare abuzoi me shpërndarjen e pushtetit në bashki apo me agjensitë qeveritare në nivel vendor për të siguruar rritjen e numrit të votuesve. Makineria qeveritare, përmes sistemit të kolauduar piramidal kriminal, bëri presion, ushtroi dhunë, pagoi rryshfet e para, e angazhoi pa rezervë të inkriminuar e njerëz me precedentë penal. Fatkeqsisht, gjatë asaj ditë të kobshme, ky presion u shtri dhe më tej, jo vetëm tek administrata lokale por dhe tek çdo njeri me të drejtë vote, deri tek përfituesit e ndihmës ekonomike, invalidët apo çdo grup tjetër që merr një ndihmë shumë të merituar nga Bashkia. Veprimet e ndjekura nga qeveria ishin arbitrare, duke iu shmangur proçedurave ligjore, veprime të përçudnueme e me kokëfortësinë drejt marrëzisë së grabitjes me dhunë e manipulim të vullnetit e pushtetit të njerëzve. Veç për një proçes elektoral europian nuk bëhej fjalë!

Të nderuar ambasadorë!
Pas 20 viteve të ratifikimit të Kartës Europiane për Qeverisjen Vendore në Shqipëri, pas përpjekjeve të shumta të të zgjedhurve vendorë, përmes mbështetjes së vazhdueshme e të çmueshme nga ana juaj për konsolidimin e parimeve të subsidiaritetit, pas 30 qershorit, pushteti vendor në Shqipëri rrezikon të shndërrohet thjesht në një zvarranik të qeverisë qendore. Rrezikohet të eliminohet përfundimisht mendimi ndryshe, vizioni ndryshe, pjesëmarrja e aktivizimi qytetar, duke u sheshuar një herë e përgjithmonë sfida e ëndrra për zhvillim që buron vetëm e nga vetë njerëzit!

Kjo situatë do të eliminojë pluralizmin politik jo vetëm në drejtimin ekzekutiv të bashkive me 61 kryetarët, por akoma më keq, kjo situatë sjell 61 këshilla, që në të gjithë rastet nuk do të përfaqësojnë qytetarët, ata do të funksionojnë pa kundërshtim konstruktiv e opozitë! Ky sistem, pa asnjë mëdyshje, do të krijojë premisat për arbitraritet dhe abuzim me fuqinë e tepërt. E do të kemi parlamente vendore njëpartiake, të të njëjtës parti me Kryetarin, duke rrezikuar mekanizmat e “check and balance” në bashki, duke cënuar rolin vendimmarrës në interes publik.
Situata aktuale e ajo që, larg qoftë mund të ndodhë, është vite larg vizionit të demokracisë vendore të sanksionuar në Kushtetutë!

Të nderuar Ambasadorë,
Kthehem me trishtim të thellë tek realiteti në qytetin tim, i cili nuk e pranon dot manipulimin, dhunën e imponimit kriminal e politik për t’i emëruar nga lart kryetarin e Bashkisë! Qytetarët shkodranë kanë sakrifikuar shumë për demokraci e pluralizëm duke çuar në altarin e kombit dëshmorët e vet! Ata nuk e pranojnë kthimin pas në një neodiktaurë! Ata e dinë mirë, e në të drejtën e tyre është një proces i lirë dhe i ndershëm elektoral, ku për votën e tyre, vendos vullneti i lirë dhe jo kërcënimi i krimit të organizuar! Shkodra nuk e pranon komisarin politik të Kryeministrit! Ne si qytet, jemi përballur me totalitarizmin dhe dialektika na ka dhënë të drejtë, ka fituar demokracia! Sot, në 2019- ën nuk mund t’ia dorëzojmë atë as Kryeministrit e as të emëruarit të tij 8%- ësh! Në vitet 1913 -1914 dhe 1918-1920 ky qytet me rëndësi vitale për të gjithë kombin, është qeverisur nga komisione ndërkombëtare të fuqive të mëdha. E ndoshta është prap rasti, dhe jo vetëm për Shkodrën!

Ndaj ju drejtohem Ju, në emër të qytetarëve shkodranë, që ne jemi të gatshëm më parë të pranojme një komision Administrativ Europian, besimplotë tek vullneti i tyre demokratik, derisa të shkohet në zgjedhje të vërteta, sesa të biem nën dikaturën e pakicës së pakicës votuese! Për ketë, në emer të shoqatës së Bashkive të Shqiperisë ju kërkoj publikisht Ju, të takohemi për të biseduar mbi këtë situatë të pazakontë, me shpresën që do të bëheni garant i vullnetit qytetar!
Duke ju falenderuar për gjithçka keni bërë e bëni për vendin tim/ Opinion.al 



Ju sugjerojmë

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut
Bota

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut

7 Gusht, 2025 10:36 pm
Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet
Life Style

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

7 Gusht, 2025 10:14 pm
Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
Aktualitet

Rama mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, kritika Kuvendit të Kosovës

7 Gusht, 2025 9:39 pm
Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale
Bota

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale

7 Gusht, 2025 9:16 pm
“2 mijë € pajtimi”/ “Gjykim”për 4 persona, si policët favorizuan autorin e plagosjes
Aktualitet

The Economist: SPAK në Shqipëri po rrëzon figurat e rëndësishme

7 Gusht, 2025 8:37 pm
Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën
Aktualitet

Në 3 vite vetëm 314 persona nga 2329 rifitojnë sërish patentën

7 Gusht, 2025 8:21 pm
Izraeli do të lejojë vendet e huaja të dërgojnë ndihma nga ajri në Gaza
Bota

Gaza, ushtria izraelite thirrje palestinezëve: Evakuohuni drejt al-Mawasi

7 Gusht, 2025 8:15 pm
Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt
Bota

Izraeli do trefishojë eksportin e gazit në Egjipt

7 Gusht, 2025 7:34 pm
Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër
Bota

Marrëveshja tregtare, dështojnë negociatat SHBA-Zvicër

7 Gusht, 2025 7:01 pm
U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë
Kronikë

U hodh në det nga një shkëmb i lartë, plagoset i mituri në Vlorë

7 Gusht, 2025 6:17 pm
Para
Rama falënderon policinë për 30 qershorin dhe paralajmëron opozitën

Meta reagon për situatën ligjore pas 30 qershorit dhe zgjidhjen e krizës

Ndërron jetë aktori i filmave Disney

Ndërron jetë aktori i filmave Disney

Goditet banda e kasafortave, iu futën biznesmenit në shtëpi dhe…

Goditet banda e kasafortave, iu futën biznesmenit në shtëpi dhe...
















TE FUNDIT

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut

Libani aprovon propozimin e SHBA-së për çarmatosjen e Hezbollahut
7 Gusht, 2025

Ministri i informacionit të Libanit tha të enjten se kabineti kishte miratuar objektivat e propozimit të SHBA-së për çarmatosjen e...

Lexo më shumë

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: rrugët më të ashpra të fluturimit në planet
7 Gusht, 2025

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë e...

Lexo më shumë

Rama mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, kritika Kuvendit të Kosovës

Vendi ynë si një “Itali e re”, Rama: Na ka bekuar Zoti, por na ka mallkuar historia
7 Gusht, 2025

Në Prishtinë u protestua me moton “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Lexo më shumë

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale

Hamasi: Netanyahu do të sakrifikojë pengjet për qëllimet e veta personale
7 Gusht, 2025

Hamasi dënoi sot deklaratat e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu se Izraeli synon ta ketë të gjithë Rripin e Gazës nën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com