Dhjetëra qytetarë u përplasën ditën e sotme me policinë në KZAZ në Shkodër.
Gjatë përplasjes, qytetarët kanë tentuar të djegin materialet zgjedhore branda shkollës “Shejnaze Juka”, duke rrezikuar kështu dhe djegien e kësaj godine.
Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, e cila ka theksuar se qytetarët nuk kanë tentuar djegien e shkollës, por po digjnin thjeshtë kartona.
Ademi tha gjithashtu se qytetarët janë në të drejtën e tyre, pasi po respektojnë vendimin e presidentit Ilir Meta.
“Mesa di unë nuk po digjet shkolla, por KZAZ-të që nuk duhet të ishin aty sipas vendimit të presidentit. Aty po digjen thjesht kartona, jo ambjente shkollore, flakët janë diku në fillim të shkollës”, tha Ademi duke mohuar raportimet e fundit në media./ Opinion.al E.Xh.