Voltana Ademi, kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës, ka reaguar pas konstituimit të këshillit të ri të bashkisë.
Në një dalje për mediat, Ademi u shpreh se do të vijojë të ushtrojë postin e kryetares së Bashkisë deri në momentin kur shkodranët të votojnë të lirë dhe të zgjedhin drejtuesit vendorë në mënyrë demokratike.
“Askush nuk mundet të dalë mbi vullnetin e njerëzve. Ajo që është bërë në Shkodër do të zhbëhet. Ne do të vazhdojmë të gjithë bashkë ta mbrojmë qytetin. Unë do të kem detyrën dhe përgjegjësinë dhe do të vijoj të jem kryetare e bashkisë. Ne shqiptarët, duam të kemi zgjedhje të drejta dhe të zgjedhim lirshëm. Ajo që demonstroi sot Shkodra është për të gjithë Shqipërinë. Përpjekja jonë vazhdon dhe ajo që ndodhi sot është një demonstrim i së vërtetës. Është një betejë që do të vijojë edhe pse nuk është e lehtë”-tha Ademi./ Opinion.al E.Xh