Kryesore

Vokshi: Të mbyllet sot shtabi i Ogerta Manastirliut, shkel kodin zgjedhor


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 24/04/21 |
Opi Nion

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka kërkuar mbylljen e shtabit elektoral të Ministres Ogerta Manastirliu, pasi sipas saj është ngritur në kundërshtim me kodin zgjedhor. Sipas Vokshit, shtabi i ministres ndodhet vetëm 20 metër larg qendrës së votimit tek shkolla “Servete Maçi”.

“Shtabet elektorale nuk mund të jenë brenda një rrethi me distancë deri në 300 metër. Sikurse e shihni këtu, vetëm në 20 metër largësi nga qendra e votimit është shtabi i kandidates socialiste zonjës Ogerta Manastirliu. Kam bërë denoncim pranë KQZ. Nuk është marr asnjë vendim e madje nuk është publikuar në faqen e KQZ. Vendimi për mbylljen e këtij shtabi ende nuk është vendosur. KQZ po bëhet palë me PS duke lejuar shtabe elektorale në shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor. Këto shtabe nesr mund të kthehen në fole jo vetëm të shitblerjes së votës, por dhe intimidimit të votuesve. Policia bashkiake sot ta mbyllë këtë shtab elektoral të Manastirliut”, tha Vokshi./Opinion.al

Pas