Politikë

Inceneratori i Fierit/ PD: Qeveria i dha 2 milionë euro, nuk funksionon


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:08 - 14/10/20 |
Opi Nion

Partia Demokratike vijon akuzuat në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi në një deklaratë për mediat ka shprehur se para disa ditësh qeveria ka kaluar 2 milionë euro për llogari të dy inceneratorëve, atë të Fierit dhe të Tiranës.

Sipas saj kjo pagesë e fundit e ka çuar totalin e fondeve për llogari të këtyre dy inceneratorëve në 75 milionë euro.

Nga Mbrostari i Fierit, Vokshi tha se ajo që ka ndodhur, është se mbetjet vazhdojnë të grumbullohen por ato nuk përpunohen pasi inceneratori nuk është funksional.

Unë sot jam në Mbrostar. Jam në vendin ku duhet të grumbullohen e më tej, të përpunohen nga inceneratori të mbetjeve kryesisht të Qarkut Fier. Përllogaritet që janë mbi 60 mijë ton mbetje në një vit që duhet të grumbullohen këtu e më tej të përpunohen. Në fakt, ajo çka ka ndodhur, është se mbetjet vazhdojnë të grumbullohen por ato nuk përpunohen pasi inceneratori nuk është funksional. Vazhdojnë të grumbullohen duke e shndërruar këtë vend këtu në një katastrofë ekologjike, në një bombë ekologjike e cila po cënon edhe shëndetin e banorëve përreth.”, u shpreh Vokshi.

Ish- deputetja vijon akuzat ndaj qeverisë duke thënë se paratë vidhen dhe shkojnë në xhepat e oligarkëve.

“Pra para ka, por paratë vidhen dhe shkojnë në inceneratorë jofunksionalë. Pra para ka, por paratë vidhen dhe shkojnë në xhepat e oligarkëve të Edi Ramës. Nëse paratë do të shkonin në interes të publikut, në interes të shqiptarëve, me 2 milionë euro mund të ishin siguruar maska për 1 milionë qytetarë shqiptarë për të gjithë sezonin e dimrit. Maska për pensionistët, për fëmijët, për mësuesit dhe për të papunët që nuk mund t’i sigurojnë dot ato. Me 2 milionë Euro që Edi Rama ia kaluar inceneratorit të Fierit dhe të Tiranës, që në fakt nuk funksionojnë, pas të cilëve janë kompani fantazëm, klientë të Edi Ramës, me 2 milionë eurot mund të ishte siguruar testimi për të gjithë mësuesit në të gjithë Shqipërinë. Testimi serologjik dhe ai me tampon. Madje mund t’u ishte siguruar mësuesve një shpërblim dinjitoz për punën e palodhur në kushte kaq të vështira mësimdhënie, në kushtet e Pandemisë Covid 19. Nëse 2 milionë euro do të kishin shkuar për interes të publikut mund të ishin shpëtuar më shumë se 2 mijë biznese të vogla nëpërmjet çekut 1 mijë euro të propozuar nga Kryetari i Opozitës z. Lulzim Basha kur prezantoi planin prej 5 pikash për Rimëkëmbjen e vendit.”, deklaroi ish-deputetja. /Opinion.al

 

 

Pas