Një çifti britanik i ka ndodhur me të vërtetë një mrekulli e rrallë për Krishtlindje.
Vogëlushja e tyre 1 vjeçare ishte prej kohësh në një terapi intensive pasi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe të dërrmuar shpirtërisht ata vendosën t’ia hiqnin aparatin e frymëmarrjes që e mbante në jetë, pasi sipas mjekëve ishte një rast i pashpresë.
Por vetëm 30 minuta pasi prindërit i dhanë lamtumirën dhe aparati i frymëmarrjes ishte fikur, vajza nisi të lëvizë këmbët me forcë dhe të bërtasë.
Mjekët shtangën kur panë se vogëlushja ishte kthyer në jetë.
Franceska, 41 vjeçe dhe bashkëshorti i saj Lee Moore-Williams, 44 vjeç, kishin 5 muaj që shihnin vajzën e tyre të jepte frymën e fundit.