Në aksin Levan-Vlorë aty ku një ditë më parë u shua familja Gushi me katër anëtarë nga një aksident automobilistrik, sot një vogëlushe 3-vjeçare ka vendosur lule.
Eduart dhe Silvana Gushi bashkë me dy vajzat e tyre, E. dhe A. u shuan pas një aksidenti të frikshëm mëngjesin e djeshëm!
Ata u goditën nga një makinë tip ‘Audi A8’ që drejtohej nga 22-vjeçari Igli Madani. Makina ishte në emër të të atit biznesmen.
Ndërkohë që ngjarja tronditi opinionin public, olicia ditën e sotme me radar të veçantë kishte dalë në këtë aks rrugor dhe sipas informacioneve kishte hequr me shume se 30 leje drejtimi të shoferëve ende të pa ndërgjegjësuar./Opinion.al