Aktualitet

Vodhi shtëpinë e Benzema,ish-kreu i Ujësjellësit Kurbin do ekstradohet në Spanjës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:56 - 24/06/22 |
Opi Nion

Ish-drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani i arrestuar në fillim të muajit Maj për vjedhje në Spanjë, do të ekstradohet drejt këtij shteti për t’u përballur me drejtësinë.

Sipas Klan news pas përfundimit të afatit të paraburgimit 40-ditor, Gjykata e Kurbinit ndryshoi masën e sigurisë për 41-vjeçarin, duke e lënë në burg pa afat ndërsa vijojnë proçedurat për ekstradimin drejt shtetit spanjoll.

Menjëherë pas arrestimit, autoritetet spanjolle sollën dosjen hetimore dhe provat që e implikojnë Prodanin në disa episode vjedhjesh. Gjatë kësaj kohe, Prodani ka qëndruar në burgun e Kurbinit me qëllim ekstradimi.

Prodani u arrestua në qytetin e Laçit pasi që prej vitit 2013 ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle si i përfshirë në grabitje me dhunë të banesave. Një nga vilat që dyshohet se Prodani bashkë me persona të tjerë të kenë grabitur është ajo e futbollistit të Real Madrid, sulmuesit Karim Benzema.

Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, kishte lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës. Prodani rezulton i përfshirë në rreth 40 episode vjedhjesh të banesave në Spanjë, bashkë me një grup tjetër shqiptarësh.

Kreu i PD, Sali Berisha denoncoi tri vite më parë përfshirjen e Prodanit në vjedhjen e banesës së një futbollisti të njohur në shtetin spanjoll. Në atë kohë, 41-vjeçari i quajti akuzat e Berishës si të stisura.

Pas