Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë disa medikamente në një farmaci dhe nuk ka kryer pagesën.
Sipas uniformave blu, ai më pas ka tentuar të vjedhë xhiron ditore në një farmaci tjetër.
”Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin H. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë disa medikamente në një farmaci dhe nuk ka kryer pagesën, gjithashtu ka tentuar të vjedhë xhiron ditore në një farmaci tjetër”, njofton policia./Opinion.al