Policia e Durrësit ka zbardhur rastin e një ditë më parë, ku u vodhën tre automjete.
Për këtë janë arrestuar katër persona, si autorë të dyshuar të vjedhjes.
Dy prej të arrestuarve, vodhën njërin prej automjeteve duke u prezantuar si punonjës parkingu. Po ashtu u sekuestruan 3 automjetet e vjedhura.
Autoritetet u vunë në lëvizje menjëherë pasi kallëzimit të tre shtetas se u kishin vjedhur automjetet që kishin në përdorim.