Kronikë

Vodhën me armë 6 mijë franga dhe makinën luksoze të pushuesit, 3 të pranga


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:32 - 13/08/20 |
el ida

Arrestohen tre persona pasi i grabitën me armë një makinë luksoze dhe 6 mijë franga një pushuesi në Durrës.

Sikurse njofton policia, mjeti i vjedhur u sekuestra dhe në pranga ranë:

K. R., 33 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” mbetur në tentativë, pasi në vitin 2013, në qytetin e Vlorës, ka tentuar të vrasë me thikë një person dhe ka plagosur një tjetër.

H. S., 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar në Itali për veprën penale “Vrasja” dhe në Shqipëri për veprat penale “Vjedhja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

G. D., 42 vjeç, banues në Durrës.

Shtetasit H. S. dhe K. R. dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, nën kërcënimin e armës, i kanë marrë automjetin tip “Audi Q5” dhe 6000 franga zvicerane, shtetasit B. F., 33 vjeç dhe janë larguar me shpejtësi në drejtim të Kavajës ku kanë kërkuar ndihmën e shtetasit G. D., për t’i ndihmuar që të fshihnin makinën pasi po i ndiqte policia.

Ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar, por janë kapur më pas nga uniformat blu./Opinion.al

Pas