Te Fundit

Vodhën kostume popullore, dy të arrestuar


               Publikuar në : 12:52 - 09/11/19 |
geliano fataj

Ndodh dhe kjo… Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit vodhën në një pikë shitje në Kurbin, disa kostume kombëtare.

Sipas policisë lokale 54-vjeçari S. B., 54 vjeç, i dënuar më parë për “Mashtrim” dhe 51-vjeçarja M. D janë vënë në pranga. Pasi kishin bërë vjedhjen ata po udhëtonin drejt Tiranës.

Në automjetin e tyre policia ka gjetur 23 kostume kombëtare të llojeve të ndryshme, 5 palë opinga popullore (të vjedhura në pikën e shitjes në Kurbin) dhe dy aparate celular. Për dy të arrestuarit rrëndon akuza e vjedhjes./ Opinion.al

Pas