Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VOA/ Eduard Selami: Mospjesëmarrja e PD-së në zgjedhje gabim i rëndë

2017/05/01 at 6:18 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
VOA/ Eduard Selami: Mospjesëmarrja e PD-së në zgjedhje gabim i rëndë

Nga ARMAND MERO

Në Shqipëri, deputeti demokrat Eduard Selami deklaron se mos pjesmarrja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 18 Qershorit do të ishte një gabim i rëndë, jo vetëm për këtë forcë politike por dhe për vendin. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, zoti Selami flet me tone kritike ndaj qëndrimeve të kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili prej më shumë se dy muajsh po udhëheq një protestë të gjatë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike. Javën e shkuar, përpjekjet e përfaqësuesve të Parlamentit Europian për të ndërmjetësuar daljen nga kriza, dështuan. Për zotin Selami, ky ishte një shans i humbur. Ai është i mendimit se ekzistojnë ende hapësira të vogla për zgjidhje dhe se këto hapësira duhet të shfrytëzohen nga kryetari Basha.

Zëri i Amerikës: Zoti Selami prej më shumë se 11 javësh opozita është në protestë, duke kërkuar një qeveri teknike dhe duke mos u përfshirë në zgjedhje e duke bojkotuar parlamentin. Megjithatë, ju nuk jeni parë i përfshirë në këtë protestë. Cilat janë arsyet?

Më lejoni në radhë të parë të falenderoj të gjithë demokratët dhe qytetarët që I janë përgjigjur kërkesës dhe ftesës të Partisë Demokratike, për një protestë masive. Nuk ka gjë më të shëndetshme dhe më të rëndësishme për një shoqëri të hapur se sa protesta dhe përfshirja e qytetarëve. Dhe unë, që në hapat e parë, në atë lagjen e Tiranës, në Qytetin Studenti, ku unë jam caktuar, kam dhënë kontributin tim aktiv që kjo protestë e 18 Shkurtit të bëhej, dhe kam qenë dhe në ditët e para të çadrës.

Por vëzhgimi juaj, që ka një tërheqje nga ana ime, është i saktë dhe kjo ka ardhur për shkak të rezervave që kanë shkuar deri në kundërshti, sepse kam vënë re se zoti Basha e përdori çadrën, jo më për një protestë paqësore, por fatkeqësisht, me një retorikë populiste dhe një gjuhë të papërshtatshme, e përdori për të anashkaluar institucionet, dhe më keq akoma, për të bojkotuar parlamentin, në një moment shumë të rëndësishëm, siç është Reforma në Drejtësi, e cila është e lidhur me rrugën integruese në Europë. Më tej akoma me një retorikë të paprecedent për të bllokuar dhe mos marrë pjesë në zgjedhje, e cila është mjaft e dëmshme për Shqipërinë, për Partinë Demokratike dhe për çështjen shqiptare.

Zëri i Amerikës: Zoti Selami, përse këto kundërshti nuk i keni paraqitur pranë forumeve të Partisë Demokratike, a keni kërkuar mbledhjen e këtyre forumeve?

Të falenderoj për pyetjen. Arsyeja që për një problem kaq të rëndësishëm, nga më të rëndësishmit, dhe krizën më të thellë që ka Partia Demokratike në pothuajse 30 vjet të ekzistencës së saj, është se kam pritur që këto forume të mblidhen. Në mënyrë të përsëritur i kam kërkuar Kryetarit Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar si organi më i lartë politik, i cili përcakton vijën politike të PD-ës. Dhe në statutin e PD-së, është në mënyrë të detyruar që duhet të mblidhet një herë në 6 muaj, pra dy herë në vit. Ka tre vjet që nuk është mbledhur asnjëherë. Pra si të thuash, ka një pengmarrje të strukturave të partisë nga zoti Basha, në kundërshtim me ato premtime që bëri kur u zgjodh kryetar, premtime personale që m’i ka bërë dhe mua, por dhe të gjithë demokratëve. Dhe është për të ardhur keq, që PD sot është më pak demokratike se në të gjithë historinë e saj, dhe unë mendoj se një nga arsyet që PD ballafaqohet me një krizë të brendshme kaq të rëndë, e cila po ndikon negativisht dhe për çështjen shqiptare dhe Shqipërinë, unë mendoj se është dhe mosfunksionimi i strukturave.

Etiketa: eduard selamizgjedhjet

Ju sugjerojmë

Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i vëllezërve Duka: Nuk përzihesha me punën e tyre
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i vëllezërve Duka: Nuk përzihesha me punën e tyre

1 Korrik, 2025 12:25 pm
Qeveria e Kosovës nis ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës
Rajoni

Qeveria e Kosovës nis ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës

1 Korrik, 2025 12:14 pm
Kos në Shkup: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor
Rajoni

Kos në Shkup: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor

1 Korrik, 2025 12:13 pm
Pensionet, nis zbatimi i marrëveshjes me Italinë
Aktualitet

Pensionet, nis zbatimi i marrëveshjes me Italinë

1 Korrik, 2025 11:59 am
“Mbi 240 mijë $..”/ SPAK dyshon për episod të ri korrupsioni për Metën e Kryemadhin
Aktualitet

“Mbi 240 mijë $..”/ SPAK dyshon për episod të ri korrupsioni për Metën e Kryemadhin

1 Korrik, 2025 11:53 am
Vodhën në 4 subjekte, grabitën motorë e biçikleta/ 2 në pranga, me precedentë për..
Aktualitet

Vodhën në 4 subjekte, grabitën motorë e biçikleta/ 2 në pranga, me precedentë për..

1 Korrik, 2025 11:42 am
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dyzet dështime për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

1 Korrik, 2025 11:39 am
Spiropali: Kadare s’ka nevojë për lavdërime, ai mbetet vetë lavdia
Aktualitet

Spiropali: Kadare s’ka nevojë për lavdërime, ai mbetet vetë lavdia

1 Korrik, 2025 11:33 am
Shtyhet sërish seanca në Apel për Vangjush Dakon
Aktualitet

Shtyhet sërish seanca në Apel për Vangjush Dakon

1 Korrik, 2025 11:27 am
Goditet grupi kriminal i të moshuarve/Transportonte municione nga Shqipëria në Greqi
Aktualitet

Goditet grupi kriminal i të moshuarve/Transportonte municione nga Shqipëria në Greqi

1 Korrik, 2025 11:15 am
Para
Kryeministri Rama e la jashtë listës së deputetëve, Arta Dade bashkohet me shoqen e vjetër, ja ku ndodhen

Kryeministri Rama e la jashtë listës së deputetëve, Arta Dade bashkohet me shoqen e vjetër, ja ku ndodhen

Zinedine Zidane: Nuk kemi fituar asgjë me Atletico Madridin

Zinedine Zidane: Nuk kemi fituar asgjë me Atletico Madridin

Linda Halimi ndërpret këngën e Eurovisionit në Amsterdam, çfarë i ndodhi në skenë?

Linda Halimi; paraqitje e dobët në provën e parë në skenën e Eurovizionit

TE FUNDIT

Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i vëllezërve Duka: Nuk përzihesha me punën e tyre

Vrasja e Santiago Malkos/ Babai i vëllezërve Duka: Nuk përzihesha me punën e tyre
1 Korrik, 2025

Babai Leonard dhe Elis Dukës, Muhamed Duka, ka dëshmuar në gjykatë gjatë procesit për vrasjen e Santiago Malkos. Ai ka...

Lexo më shumë

Qeveria e Kosovës nis ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës

Qeveria e Kosovës nis ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër për lidhjen e Mitrovicës
1 Korrik, 2025

Procesi i ndërtimit të dy urave në të dy krahët e urës kryesore mbi lumin Ibër – përmes së cilave...

Lexo më shumë

Kos në Shkup: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor

Kos në Shkup: Evropa nuk mund të jetë e bashkuar pa Ballkanin Perëndimor
1 Korrik, 2025

Komisionarja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, po zhvillon sot në Shkup një takim me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor,...

Lexo më shumë

Pensionet, nis zbatimi i marrëveshjes me Italinë

Pensionet, nis zbatimi i marrëveshjes me Italinë
1 Korrik, 2025

Prej 1 korrikut ka nisur zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e Sigurimeve Shoqërore,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com