Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VOA: Beleri humbet mandatin në KQZ, caktohet me urgjencë data e re e zgjedhjeve në Himarë

2024/07/05 at 8:10 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Himarë/ Kryeson kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri, tensionohet situata

Në Shqipëri, Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot pavlefshmërinë e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri, pas vendimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi atë me dy vjet burgim, për korrupsion në zgjedhje.


Zoti Beleri, i pranishëm në mbledhje, por dhe mbrojtësit e tij, mbështetën idenë se Komisioni qëndror i Zgjedhjeve nuk mund të shprehej për këtë rast, pa një vendim të Qeverisë që e shkarkonte atë nga detyra.

Por sipas zotit Celibashi, vendimi mbështetet në të ashtuquajturin Ligj të Dekriminalizimit. Me urgjencë Qeveria kërkoi më pas shpalljen e zgjedhjeve të reja në Himarë, nga presidenti, i cili po ashtu me shpejtesi dekretoi 4 gushtin si ditën e votimit.

“Jemi në kushtet e humbjes së mandatit të kryetarit të Bashkisë Himarë”, bëri të ditur zoti Celibashi, në përfundim të mbledhjes së thirrur për këtë çështje. Vendimin për humbjen e mandatit të tij si kryetar i Bashkisë së Himarës, zoti Beleri e dëgjoi në sallë, ku ai kishte ardhur i shoqëruar me punonjës të policisë.

Mbledhja e cila zgjati afro 1 orë u përqëndrua në debatin mbi bazën ligjore të rastit të tij. Përfaqësuesi i Partisë socialiste Eridan Salinji u shpreh se vendimi duhet të merret në bazë të ligjit të dekriminalizimit: “Ky është një proces automatik. Nuk mund të diskutojmë, kur ka një vendim të Gjykatës së Apelit. Këtu jemi thejsht për konstatimin e faktit. Ka një vendim të Apelit, po apo jo? Kjo është pyetja e vetme që duhet të bëhet”

Por për zotin Ivi Kaso, përfaqësuesin e koalicionit opozitar, nën siglën e të cilit zoti Beleri kandidoi në zgjedhjet e 14 majit të vitit të kaluar, qeveria po kërkon të përdorë KQZ për të zhvilluar sa më parë zgjedhjet në Himarë, sepse sipas tij duhet të ishte ajo që duhet ta shkarkonte atë: “Këtë gjë, shumica nuk do që ta bëjë, se nuk do që ta fusë në afatet kohore dhe ankimore që parashikon ligji 139, Neni 62, pra që pasi ta shkarkojnë, vendimi të bëhet përfundimtar vetëm kur të shprehet Gjykata Kushtetuese. Pra kanë ngut të bëjnë zgjedhjet në Himarë.”

Këtë qëndrim mbrojti dhe vetë zoti Beleri në fjalën e tij: “Unë duhet të betohem dhe të më shkarkojnë, siç parashikon ligji dhe Kushtetuta. Eshtë e qartë, jam i qartë dhe unë, që mandati im si kryetar i Bashkisë së Himarës, ka mbaruar. Unë po flas, sepse këta do e bëjnë rrugë, do ketë vazhdim. Duket qartë arroganca e tyre, dëshira e tyre t’i bëjnë zjedhjet, kur ata duan, t’i bëjnë në mes të ngushtit”

Por Komisioneri i zgjedhjeve, Celibashi, u shpreh se ishte i bindur që në këtë rast zbatohej ligji për dekriminalizimin, pasi në të kundërt, ky ligj “nuk do të kishte pikën e kuptimit, në gjykimin dhe vlerësimin tim, nëse ne ndalojmë dikë të kandidojë, kur janë disa kushte që ligji i konsideron si ndaluese, dhe i themi personit, ti vazhdo, qëndro në detyrë, edhe pse ke kryer një prej atyre veprave penale, për të cilat ligji, ty të ndalon të kandidosh”.

Frika e zotit Beleri dhe përfaqësuesve të tij, se shumica po nxitonte të ribënte zgjedhjet në Himarë, rezultoi se nuk ishte e pavend. Menjëherë pas mbylljes së seancës në KQZ, Qeveria iu drejtua këtij institucioni për të patur njoftimin për vendimin. Dhe sapo mori përgjigjen, iu drejtua Presidentit Bajram Begaj, duke e vënë në dijeni për krijimin e vakancës, e duke kërkuar prej tij shpalljen e zgjedhjeve të reja. Shumë shpejt, ndonëse kishte një afat 48 orësh, Kreu i Shtetit dekretoi datën 4 gusht, për mbajtjen e zgjedhjeve. Lëvizjet urgjente të qeverisë, duket se ngrejnë pikëpyetje nga pikëpamja ligjore, përsa kohë vendimi i sotëm, është i apelueshëm, në Komisionin e Ankimimeve, siç e përcakton dhe vetë vendimi i zotit Celibashi. Për momentin nuk ka ndonjë shpjegim zyrtar për këtë.

Zyra e Kreut të Shtetit, nga ana e saj, në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës, vuri në dukje, se “Presidenti i Republikës nuk është organi që konstaton vakancën, sikurse nuk merr në shqyrtim procedurën që i ka paraprirë asaj dhe as është instancë e ankimit administrativ. Në sistemin ligjor shqiptar, ka vetëm një rrugë ligjore për vënien në lëvizje të Presidentit të Republikës, në rastin e vakancave në qeverisjen vendore. Kjo rrugë është rruga e njoftimit nga Keshilli i Ministrave”. Sipas Kreut të Shtetit “procedura për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe procedura për ankimimin e akteve administrative, janë që të dyja ligjore, dhe bashkëjetojnë me njera-tjetrën. Në rast se midis tyre krijohen përplasje – vijon shpjegimi – atëherë është gjykata kompetente që ka fuqinë të zgjidhë përplasjen. Mjetet ligjore për mbrojtjen e interesave të ligjshme, nuk shfuqizohen nga procedura e dekretimit të zgjedhjeve”, theksoi zyra e Shtypit e presidentit Begaj./VOA



Ju sugjerojmë

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…
Kryesore

Euro U-17 në Shqipëri/ Duka: Ishim afër rekordit, vetëm në Gjermani ka pasur…

7 Qershor, 2025 4:11 pm
Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!
Rajoni

Rrjet spiunazhi serb në Kosovë? Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim!

7 Qershor, 2025 3:46 pm
Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë
Bota

Gjermania tre vite afat për të riorganizuar ushtrinë

7 Qershor, 2025 3:29 pm
Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv
Bota

Tre persona të vrarë në sulmin “më të fuqishëm” të Rusisë në Harkiv

7 Qershor, 2025 3:18 pm
Para
SHBA anulon stërvitjet ushtarake në Gjeorgji

SHBA anulon stërvitjet ushtarake në Gjeorgji

Euro 2024/ Sfida e dytë çerekfinale, Portugali-Francë  publikohen formacionet zyrtare

Euro 2024/ Sfida e dytë çerekfinale, Portugali-Francë publikohen formacionet zyrtare

Gol i minutës së fundit, Spanja përmbys rezultatin

Gol i minutës së fundit, Spanja përmbys rezultatin
















TE FUNDIT

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
7 Qershor, 2025

“Bovilla është e njohur si destinacion turistik, por e panjohur për një potencial të madh arkeologjik që ajo mbart. Objektet...

Lexo më shumë

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
7 Qershor, 2025

Zgjedhjet lokale të 8 qershorit në Kosjeriq dhe Zajeçar - komuna në perëndim dhe në lindje të Serbisë - pritet...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
7 Qershor, 2025

Ndonëse duhen edhe disa orë nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, atmosfera në kryeqytet është ndezur nga tifozët. Të shumtë...

Lexo më shumë

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
7 Qershor, 2025

Ashtu si të gjithë tifozët, edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Dukën, e kanë përfshirë emocionet, në prag...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com