Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

VMRO dhe LSDM përplasen në Kuvend për legjitimitetin e Qeverisë së re

2022/01/16 at 9:59 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
VMRO dhe LSDM përplasen në Kuvend për legjitimitetin e Qeverisë së re

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të dielën, më 16 janar, ka vazhduar debati për zgjedhjen e qeverisë së re, që do të drejtohet nga Dimitar Kovaçevski, kryetar i Lidhjes Sociale Demokrate.


Debati pritet të zgjasë deri në mesnatë kur edhe do të votohet për përbërjen e re të qeverisë.

Qeveria e re do të ketë 21 anëtarë; 17 ministra dhe 4 zëvendëskryeministra. Lidhja Social Demokrate do të ketë 12 anëtarë të Qeverisë, gjashtë Bashkimi Demokratik për Integrim dhe tre partia Alternativa.

Të dielën debati ka nisur me fjalimet e deputetëve të VMRO DPMNE-së, të cilët thanë se qeveria që do të drejtohet nga Dmitar Kovaçevski nuk ka legjitimitet, pasi sipas deputetes së VMRO DPMNE-së, Bllagica Lasovska, “mandatari Kovaçevski nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, nuk ka kërkuar besimin e qytetarëve dhe nuk ka marrë asnjë votë prej tyre andaj edhe nuk ka legjitimitet për të drejtuar qeverinë”.

Ajo tha se “shumica e ministrave janë vazhdimësi e regjimit hibrid” që u mund në zgjedhjet lokale disa muaj më parë”.

“Në kohën kur kemi krizë të rënë ekonomike, shëndetësore, energjetike dhe mungesë të ngrohjes qëndrore, mandatari për kryeministër flet për gjendje të mirë ekonomike dhe rritjen e Prodhimit Bruto Vendor. Si mund të harrojmë se kemi inflacion, se qytetarët nuk kanë as bukë për të ngrënë, kur çmimet e produkteve po rriten, kur paraja po humb vlerën?. Kjo është tallje me ndjenjat e qyetarëve”, deklaroi deputetja Lasovska.

Ndërkaq, Marija Georgievska, deputete e LSDM-së, tha se partitë që do të jenë pjesë e qeverisë së re kanë legjitimitet të plotë ta udhëheqin vendin, sepse në zgjedhjet e fundit parlamentare kanë marrë mbështetjen e qytetarëve.

“ Hristijan Mickoski në zgjedhjet parlamentare nuk ishte bartës i listës dhe kandidat për deputet, pra a do të kishte legjitimitet për të formuar qeveri nëse do të fitonte VMRO-DPMNE dhe koalicioni i tij?” tha Georgievska duke hedhur poshtë pretendimet e opozitës se qeveria nuk ka legjitimitet.

Halil Snopçe, deputet i Aleancës për Shqiptarët tha se “qeveria mund të quhet e re, por të gjithë anëtarët e saj janë fytyra të vjetra të qeverisë së kaluar të korruptuar dhe të paaftë të përballet me shumë probleme me të cilat përballet vendi”.

Ai tha se zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë mënyra e vetme për dalje nga gjendja në të cilën ndodhet Maqedonia e Veriut. Dimitar Apasiev, deputet i partisë “E Majta”, kritikoi përbërjen e qeverisë, respektivisht numrin e madh të ministrave shqiptarë, që sipas tij, flet për tendencën për “shqiptarizimin e Maqedonisë”.

“11 poste ministrore për maqedonasit dhe 10 për shqiptarët. Pra, kjo është një tirani kornizë, një gjysmë protektorat, një shtet paralel në një shtet ku të rinjtë maqedonas dhe shqiptarë nuk komunikojnë, mosrespektimi i himnit, gjuhës, kurse Bujar Osmani (Ministri i Punëve të Jashtme) duhet të ketë kujdes se çfarë bën me Bullgarinë”, deklaroi Apasiev.

Ndryshe, mandatari për formimin e qeverisë së re, Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij para deputetëve tha se ka plan konkrete për zhvillimin e vendit dhe se puna e Qeverisë së re do të përqendrohet në tri prioritete: përballjen me krizën energjetike, pandeminë e koronavirusit, rritjen e standardit jetësor të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe realizimin e investimeve strategjike. Ai tha se qeveria do të angazhohet seriozisht edhe për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, por përjashtoi çdo mundësi që të bisedohet edhe për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin. Kovaçevski hodhi poshtë edhe kërkesën e opozitës për zgjedhje të parakohshme.

Ai në postin e kreut të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut do të zëvendësojë ish-kryeministrin Zoran Zaev, i cili dha dorëheqjen për shkak të disfatës së LSDM-së në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor të vitit 2021./REL

Etiketa: MAQEDONI E VERIUTparlamenti


Ju sugjerojmë

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
Bota

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

20 Nëntor, 2025 11:09 pm
Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
Bota

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

20 Nëntor, 2025 9:16 pm
Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
Sport

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

20 Nëntor, 2025 8:31 pm
Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
Aktualitet

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

20 Nëntor, 2025 8:10 pm
Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?
Bota

Cilat janë opsionet e BE për Ukrainën?

20 Nëntor, 2025 7:30 pm
Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë
Aktualitet

Balluku takim në zyrën e Ramës, Shehaj: Menduan se do t’i shpëtojnë drejtësisë

20 Nëntor, 2025 7:19 pm
Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati
Aktualitet

Moti i keq/ Rritet ndjeshëm niveli i lumit Vjosë, rrezikohet dalja nga shtrati

20 Nëntor, 2025 7:15 pm
Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë
Sport

Armand Duka: S’prisja surpriza, nuk doja një përballje me Uellsin dhe Italinë

20 Nëntor, 2025 6:49 pm
“35 vjetori i rënies së Dëshmorit të Parë të Demokracisë”/Berisha vizitë në Kavajë
Politikë

GJKKO e pezulloi nga detyra, Berisha për Ballukun: Ma thanë, por nuk e besova

20 Nëntor, 2025 6:35 pm
SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…
Aktualitet

SPAK njoftim zyrtar për Ballukun:Z.kryeministrja dhe vartësit përcaktuan fituesit…

20 Nëntor, 2025 6:33 pm
Para
Real Madridi fitues i Superkupës së Spanjës, triumfon ndaj Athletic Bilbao

Real Madridi fitues i Superkupës së Spanjës, triumfon ndaj Athletic Bilbao

“Ballkani i Hapur, gjithpërfshirës”,Vuçiç: Më ka ardhur në majë të hundës që…

Vuçiç: 60 për qind e qytetarëve votuan për ndryshime kushtetuese

Horoskopi, 6 dhjetor 2019

Horoskopi, e hënë 17 janar 2022
















TE FUNDIT

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave

Sulmet izraelite në Gaza, shkon në 33 numri i viktimave
20 Nëntor, 2025

Sulmet ajrore izraelite që ndodhën në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis, në orët e para të së enjtes, kanë...

Lexo më shumë

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA

Ukraina njofton se ka marrë një projektplan paqeje nga SHBA
20 Nëntor, 2025

Ukraina njoftoi sot se ka marrë një projektplan nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i  dhënë fund luftës me...

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij

Çfarë po ndodh me shëndetin e Schumacher, arsyet e sekreteve të mëdha rreth tij
20 Nëntor, 2025

Kanë kaluar mbi 12 vjet nga aksidenti i rëndë me ski që i ndryshoi jetën legjendës së Formula 1, Michael...

Lexo më shumë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë

Pas 7 orësh takim me Ballukun, Rama largohet nga ambientet e Kryeministrisë
20 Nëntor, 2025

Pas rreth shtatë orësh bisedime me Belinda Ballukun, kryeministri Edi Rama sapo është larguar nga ambientet e kryeministrisë. Ndërsa zv.kryeministrja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com