Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një 11-vjeçare është dërguar e pajetë në spital.
Sipas raportimeve mediatike, vajza është gjetur e varur nga prindërit. Ata e kanë dërguar menjëherë në spital, por ka qenë pa shenja jete.
Ende nuk ka shume detaje dhe mjekët janë të rezervuar në dhënien e përgjigjeve, ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun e vdekjes së vajzës.
Policia do të marrë në pyetje prindërit në lidhje me motivet që mund ta kenë çuar drejt vetëflijimit./Opinion.al