Një 44- vjeçar është vënë nga pranga nga Policia e Vlorës, pasi u kap me armë zjarri automatik dhe fishekë në makinë.
Përmes një njoftimi, policia bën me dije se arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike 23”.
“Si rezultat i operacionit, u vu në pranga shtetasi H. H., 44 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi u kap në flagrancë me armë zjarri me vete në makinë, në lagjen “Bashkimi”, njoftuan blutë.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.