Një makine iu vendos tritol pas mesnate në Vlorë. Policia tha se “Benz”-i është dëmtuar plotësisht por nuk ka persona të plagosur, pasi makina ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë të nje personi që për momentin i jepen vetem inicialet.
“Në fshatin Kaninë të Vlorës, gjatë natës është dëmtuar me lëndë shpërthyese mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I.Y.
Mjeti ka qënë i parkuar pranë banesës së shtetasit I.Y., dhe është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftim.
(Lajmi ne perditesim)