Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, ku babë e bir kanë mbetur të plagosur me thikë.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji” ndërsa dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij.
Mësohet se të plagosurit janë 60-vjeçari Xhevdet Braushi dhe 30-vjeçarin Albion Braushi, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar./Opinion.al