Një 37-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me një kaçavidë. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku mësohet se i lënduari është përfshirë në një konflikt me persona të tjerë.
“Më datë 09.07.2022, rreth orës 12:20, pranë “Sheshit të Flamurit”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me kaçavidë, shtetasi E. M, 37 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, bën me dije policia./Opinion.al