Kryesore

Shkëmbim zjarri me Renean, kush është i rrezikshmi i Vlorës që u kap sot


               Publikuar në : 09:03 - 18/01/20 |
el ida

Një skenar filmash aksion u zhvillua mëngjesin e sotëm në qytetin bredetar të Vlorës.

Policia njofton se në bashkëpunim me Renean kanë zhvilluar një operacion që u finalizua me kapjen e 47-vjeçarit, Xhevahir Jonuzi, person shumë i kërkuar dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Duke njohur rrezikun që ai paraqiste, policia ka rrethuar shtëpinë e tij në fshatin Hoshtimë, por gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47 vjeçari ka dalë nga banesa duke vrapuar me një armë zjarri pistoletë.

Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte pistoletën, por Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të tyre. Forcat Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar por gjatë shkëmbimit të zjarrit, 47-vjeçari mbeti i plagosur në këmbë.

Policia njofton se ekipi i ka dhënë ndihmën e parë dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Jonuzi ishte i dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”, ndërsa në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”./Opinion.al

Pas