Kronikë

Vlorë/Qëlloi me thikë një person dhe i theu xhamin e makinës, pranga 25-vjeçarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:22 - 18/01/22 |
Opi Nion

Një 25-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka qëlluar me thikë një person. Sipas uniformave blu, në pranga ka rënë shtetasi me inicialet A.H., 25 vjeç i cili akuzohet për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi pronës”.

Mësohet se 25-vjeçari ka goditur me mjet prerës, shtetasin S. V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i ka thyer atij, xhamin e automjetit.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi pronës”, shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në fshatin Rromës, bashkia Selenicë, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i ka thyer atij, xhamin e automjetit”-njofton policia./Opinion.al

Pas