Një sherr mes dy punonjësve të OSHEE-së ka ndodhur sot në Vlorë. Policia bën me dije se gjatë një konflikti të çastit, N. Zh. ka goditur me thikë kolegun e tij me inicialet K. Sh.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Sakaq, autori N. Zh., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme
Njoftimi i policisë
Plagosi me mjet prerës (thikë), një shtetas, shoqërohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, autori i dyshuar.
Paraditen e sotme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi N. Zh. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin K. Sh. (të dy punonjës të OSHEE-së).
Shtetasi K. Sh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi N. Zh. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.