Policia e Vlorës ka informuar se mëngjesin e sotëm, një 50-vjeçare ka rrezikuar të mbytej në det.
Sipas uniformave blu, gruaja ende e paidentifikuar është dërguar na spital ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Sot, rreth orës 08:40, në afërsi të “Plazhit të Vjetër”, një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe, ka rrezikuar të mbytet në det.
Kjo shtetase është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al