Mbrëmjen e sotme është përfshirë nga zjarri kabina që furnizon me energji elektrike qendrën historike në Vlorë.
Referuar informacioneve, pranë kabinës së përfshirë nga flakët është dëgjuar edhe një shpërthim i fortë.
Në zonën ku ndodhet kabina ka mbërritur zjarrfikësja dhe punonjësit e policisë, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, zona është pa energji elektrike frekuentohet nga turistë të huaja dhe qytetarë.