Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës, ku një I moshuar ka humbur jetën si pasojë e flakëve që kanë përfshirë banesën e tij.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në lagjen “Osman Haxhiu” në qytetin e Vlorës.
Raportohet se i moshuari ka qenë brenda në banesë, në momentin kur ajo u përfshi nga flakët.
Në vendin e ngjarjes shkuan dy zjarrëfikëse dhe një ambulancë, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.