Një automjet tip “Ford”, ka marrë flakë në ecje këtë të mërkurë rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, në qytetin e Vlorës.
Policia bën me dije se nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike, ndërsa janë regjistruar vetëm dëme materiale.
“Këtë të mërkurë rreth orës 08:14, në bulevardin “Ismail Qemali”, një mjet i markës “Ford”, ka marrë flakë në ecje ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike. Autoritetet po vijojnë punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarje”, njofton policia./Opinion.al