Një e vajzë e mitur, 15-vjeçare në Vlorë është vënë nën hetim nga policia pasi ka kërcënuar me thikë bashkëmoshataren e saj.
Në një njoftim për mediat policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. E mitura akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
“Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë u procedua penalisht për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, një shtetase e mitur 15 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me thikë bashkëmoshataren e saj”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al