Një 49-vjeçar është mbytur sot në lumin Vjosë. Sipas policisë, shtetasi i mbytur është A.N, 49 vjeç, banues në Novoselë të Vlorës.
Policia po vijon kontrollin në zonën ku është mbytur 49-vjeçari. Raportohet së është njoftuar grupi i polumbarëve për të gjetur trupin e të mbyturit. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme hetimore.