Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza, pasditen e sotme, kanë kapur një skaf i cili po transportonte drogë drejt Italisë.
Në mjetin lundrues u gjetën dy italiane dhe një shqiptar, të cilët drogën e hodhën në det.
“Si rezultat i një operacioni të përbashkët ndërmjet shërbimeve të Policisë Kufitare dhe Guardia di Finanza, rreth orës 16:30, 23 milje larg Karaburunit në det të hapur u bë e mundur kapja e një motoskafi të ngarkuar me lëndë narkotike. Në motoskaf gjendeshin dy shtetas Italianë dhe një shqiptar, të cilët për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë e hodhën lëndën narkotike në det.”
Policia thotë se aktualisht po punohet për grumbullimin e lëndës narkotike dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë në dy vendet.